Më thuaj !Valentina Todhri

Valentina Todhri



Më lër të vështroj

thellë në sytë e tu

e aty , të kërkoj

në ç’vend fshihet

kujtimi yt për mua.

Më thuaj dorën ta zgjas

dorën tënde të prek,

mallin ta ndajmë shtrënguar .

Më thuaj kokën ta mbështes

në gjoksin tënd

heshtur të qëndroj

e ty të të ndjej ,

me të gjithë qënien time .

Më thuaj , shpirtin tim

ty të ta fal

dhe unë do ta fal…

në më të shenjtën formë ,

që ty të të pëlqejë..

Më thuaj … Më kërko…

ç’të duash

E nëse nuk të mjafton

Atëherë …

Më thuaj …

Ç’farë tjetër mund të bëj

Unë, për ty ;

Valentina Todhri