Re e kuqërremtë-Rexhep Polisi

Rexhep Polisi

RE E KUQËRREMTË

Një re e kuqërremtë

Përndrit ballin tënd;

Rrotullohet në ajër

E largohet dhimbshëm

Drejt qiellit tim…

Një re e kuqërremtë

Prej kohësh

Luan lojën mistike

Dhe qesh me fatin tonë

Të ndarë më dysh…