Autostrada e Mendimit-Migel Flor

Migel Flor

 
Autostrada e Mendimit
Rrugë për dy,
autostradë që kërkon diellin,
pa semaforë në qiell,
vetëm drita e hënës
që hap tunelet e errëta të reve.


Pasagjerë në mendjen tënde diellore,
udhëtojmë pa harta,
me kohën që rrëshqet si asfalt i ngrohtë
nën rrahjet e zemrës.


Ulem në stolat e yjeve të universit,
dhe pres heshtjen të flasë.
Aty ku largësia s’është ndarje,
por mënyra më e thellë për t’u afruar.


Me çdo frymë, rruga na bëhet pyetje,
hapat humbin peshën e tokës,
dhe kuptojmë se udhëtimi s’ka mbërritje,
vetë kërkimi është shtëpia jonë.
Migel Flor