Shtatë Dëshmorët e Lajthizës-Masllan Meçi

 

Poezi: Shtatë Dëshmorët e Lajthizës
Nga : Masllan Meçi


Në Lajthizë u ndez zjarr i madh,
shkrepnin pushkët, bubullonte mal,
ushtria serbe donte me pushtue,
por zemra shqiptare s’u la me shkelë kurrë.


Dede Gjon Luli, i pari në varg,
me flamur lirie, me gjoksin e bardh,
Ndue Kola u bë shkëmb i thyer,
për trojet e veta gjakun pa kursyer .


Mark Lleshi e Llesh Margjini,
dy trima me shpirt si zjarri i dritës,
Preng Skana, me zemër prej drite,
ra me pushkë në dorë për tokën e Arbërisë.


Zef N. Gjoka, Bib Markola si shqiponja ,
me trimëri lanë gjurmë ne trojet tona .
në Dibër jehonë bënë betimin:
“Për sovranitet, jetën e japim!”
Shtatë yje ranë në qiellin shqiptar,
në Lajthizë flijuan, u bënë altar,
sot Dibra i nderon si bij të vet,
dëshmorë të lirisë, flamur përjetë.