Lamtumirat / Farewells
Shqip
Lamtumirat s’janë fjalë,
janë heshtje që mbeten.
Janë tinguj pa zë,
melodi pa pentagram.
Lamtumira është ndjesia
e të qenit vetëm
edhe kur je i rrethuar me njerëz.
Të thuash lamtumirë
është si të ikësh diku tjetër,
por zemra s’të lejon të largohesh.
Sa herë jemi ndarë
në lamtumira pa kthim.
I kemi dhënë lamtumirën një miqësie,
jemi përshëndetur me dashurinë,
kemi lënë pas çaste
që i jetuam vetëm një herë.
I kemi thënë lamtumirë
shtëpisë së lënë në vendlindje,
shoqeve të fëmijërisë,
këngëve që i kënduam në rini.
Dhe lamtumirat s’kanë fund,
duken sikur duan të të përqafojnë
dhe ikin,
humbasin në krahët e gjatë të kohës,
duke pritur aty
që një ditë të kthehesh
e t’i marrësh sërish.
English
Farewells are not words,
they are silences that remain.
They are soundless tones,
melodies without a staff.
A farewell is the feeling
of being alone
even when surrounded by people.
To say goodbye
is like leaving for another place,
while the heart refuses to go.
How many times we have parted
in farewells with no return.
We said goodbye to a friendship,
we parted from love,
we left behind moments
lived only once.
We said goodbye
to the house left in our homeland,
to childhood friends,
to songs we sang in youth.
And farewells never end,
they seem to want to embrace you
before leaving,
disappearing into the long arms of time,
waiting there
for the day you return
to take them back again.