Kam kaq kohë-Mirela Nurçe Marku




KAM KAQ KOHË
Sa më përngjan, ç' oazë shpirti

Kjo drit më përndjek e më përndjek

S"guxojmë dot t"ju ikim syve

Mes heshtjes dhe ëndrres paska jetë

Para teje u zbraskan kēshtjella shpirti

Kam kaq kohë që trokas një " Parid "

Aq parajsë ky zë vetmitar i yti

Kjo drit e paarritshme qiejsh sërish e sërish

Ç' paslm autentik drithërues që bie

Arratisem lettrave të tua në të pamjaftueshmen kohë

Ç'dirigjencë homerike përsëritet e përsëritet

Ç" plejadë e pagjetshme muranesh lëshon ethshēm i yti zë

Ç' pluhur yjesh mban ashtu veshur

E njëherësh mbështjell hënëzën e plazmuar në gjoks

Zgjaten gurgullima damarësh të fjetura

Ç'përshtjellim hyjnor i ndodh hendekut të zemrës

Ç'të jenë ato rrahje aq të shpejta ?!

Ç'të jetë kjo gjë e rrallē

S'guxoj ,as t"i ik as t'a ndal

S"guxoj t"i them sa më përngjan ...L'el