Parisi i ëndërrave- Avni Neziri


                               

PARISI I ËNDËRRAVE


                                 Avni NEZIRI


Në qytetin e Kulturës dhe Artit
ika me shportë të madhe
ca zhgënjim e lodhëje mblodha
me vete mora at’ me sy çë vodha

paramendoja e ëndërroja
por nuk ishte, siç flitej më parë
edhe Dashuri, Art e Kulturë
realizohej me regji e skenarë

Parisi i madh sa qielli e deti
hiq aspak zemër as ndjesi
ngrohëtësi shpirti, fare pa shije
as një të vetme, puthje dashurie

Kulla e Eifellit pa asnjë frengji
lartësi thuaja, marramendëse
lakmia në qiell e tokë katran të zi
unë i bindur, at’ datë s‘kam lindur.

                            FRANCË/Paris 25/12/2o23