

Hilmi Hasan Alimani (1938-1958) Bllacë, Dibër Rënë në krye të detyrës si ushtar kufitar në Qafën e Ali Çelës, Tropojë më 14 Dhjetor 1958, ngriu në dëborë.
GURI I KUFITARIT
(Kushtuar dëshmorit Hilmi Alimani) Është një vend në malin e Jezercës .
Ku shkëmbi është gërryer në formën e ushtarit Me automatik në dorë.
Është një vend në malin e Jezercës .
Ku akulli ngriu në formën e këtij shkëmbi Dhe nuk shkriu më kurrë. Është një vend në malin e Jezercës Ku kufitari Ilmi Alimani ngriu si shkëmbi Dhe nuk u shkri kurrë Njerzit i thonë: Guri i kufitarit.