Deficensa e (mos)kritikës pro delirantëve të letërsisë…Emi Krosi

Deficensa e (mos)kritikës pro delirantëve të letërsisë…

Këto ditë të pushimeve të janarit kisha në dorë poezinë e poetes Armela Hysi. Nuk kisha dëgjuar më parë, ose..ose ndoshta dhe moskujdesia ime, sepse e pamundur të çdo gjë dhe gjithçka që botohet. E kritikoj veten time, sepse një poete si ajo, me një poezi post/moderne, duhet të ishte jo vetëm një busull për simotrat në Shqipëri, por dhe një model shkrimor në Diasporë, (sidomos ajo greke). Dikush do thotë: po ajo nuk shkruan poezi, se poezia e saj është e pakuptueshme, etj…, sikur çdo “gjetje e mirë shqiptare” përbuzet, ose hidhet në kosh, ose shëmtohet, ose anatomohet, duke u hapur dhe “defterët e mëkatarëve” që delirojnë para ekranit apo kartonave, çmimeve, titujve dhe sidomos para “likeve” të popullit të lumtur shqiptar facebook-ist, që kënaqen ne tallava, bejte, apo epika me plot larushi dhe lloj -lloj lirikash të sajuara…

Nuk është vetëm kjo. Por, poezia e Diasporës as nuk llogaritet fare. As nuk konkurojnë, as është e konkurueshme, sepse arti në Diasporë (sidomos shkrimtarët) jo vetëm që nuk njihen, por as promovime nuk bëjnë, vetëm “fryjnë” arkat e botuesve. Ndaj ata nuk njihen, nuk lexohen, janë të privuar nga çdo çmim, qoftë kombëtar dhe ndërkombëtar, madje dhe nga fondi për përkthime (ku lënë gjë lëpirësit/patronazhistat/krejt -istat që ndodhen këtu). Madje, as letërsia e ish të përndjekurve, nuk ekziston fare. Botimet e vivete’90-të, të botuar me vrull nuk janë ribotuar. Madje, shkrimtarë si Sami Repishti, apo Uran Kostreci, që s’ka as trashëgimtarë, është “harruar” bashkë me sonetin e tij.

Letërsia shqipe vuan nga absurde aq të mëdhaja, saqë shumë poetë minorë, binden se vargu i tyre është për lexuesin e “madh” të kooperativës së rrjeteve sociale, madje “metri i tyre i talentuar”, qep dhe shqep rroba të markave të shtrenja (me botime me kapakë të trashë), sidomos ata që kanë miq tek arkëtarët e shtetit, që marrin fonde dhe çmime, dhe miqtë e mikeshat zënë dhe pasditet apo paraditet në TV Klan dhe TOP Channel apo në “topat e vegjël” lokalë, duke u mburrur si “gjetjet me gjedhet” tematike kaq interasante, saqë dhe vetë Dante Aligrei do t’i kishte zili.

Shkrimet kritike apo dhe mbështetësit e atyre që guxojnë si: Mujo Bucpapaj , Jozef Radi , Natasha Lako, Alisa Velaj etj., për tu përballur sidomos me të “difektet” e qëllimshme dhe debatet pro dhe kundra përsa i përket çmimit të poetit/es Laureat këtë vit (asgjë për Rita Petron, si poete para “Vrimës” dhe pas saj), që skandali i çmimit Kombëtar i një vëllimi poetik, ku vetëm erotikë nuk ishte as “ndërzim artificial” por as ishte pornografi që të “masturbonte”, por një mëkat sa biblik dhe aq kuranor, saqë motra dhe vëllai të bëjnë seks, një “risi” kaq shtanguese dhe zgurdulluese, saqë dhe bota mbeti e shokuar, nga një ky lloj erotizmi inçestik, por dhe çmimi Laureat, me përdorimin e metodave fashiste madje staliniste. (Shumëkush mendon ndryshe ose do revoltohet, sa nuk më plas fare, sepse unë as kam qenë pjesë e asnjë jurie, as kam marrë pjesë në ato lloj grupacionesh për çmime), nuk kam mëkate dhe jam shumë e pastër, “se puritanizmi” është shumë larg.

Por, duhet të shtohen zërat kritikë, sepse Laureati duhet të ketë ca kritere (lexoni shkrimi e M. Buçpapajt tek “Nacionali”), jo me ca formulime, se “gjoja guximi” na edukoka për të bërë seks, kundër tabuve që i ka thyer Migjeni para një shekulli, por akoma më shumë Safoja me “safistët dhe safizmin” apo dhe gjinokritika kundër lesbizmit, (term kur studiuesit e shq(y)er/uar akoma nuk e kishin të qartë fillin e fillesës së tyre. Duke, lartuar poezinë e (P)oetes, por për të shembur tabutë fashite të çdo lloj çmimi, por sidomos të Laureatit, kemi jo vetëm një narkoshtet në politike, por një narkomani poetike të çmimeve, që “pagëzon” letërsinë e delirantëve laurentë…

Tani më thoni, a ka deficensë të (mos)kritikës pro/kundër delirantëve të letërsisë, shqipe këtej dhe andej Drinit?

©Copyright EMI KROSI.