
Në kohën e gurit!
Në kohën e gurit, kam njohur vetveten
Kohërat me falën një pasqyrë
Shikoja pasqyrën , më ngjante me veten
Çudi ,si kishim një ngjyrë!
E mbaja pasqyrën ,shoqe më të mirë
A thua pasqyra t’më mbante mua
Të ndahesha prej saj ,e kisha shumë vështirë
Xhanëm,a ndahet mishi nga një thua?
M’u qep këmba këmbës ,një erë e tërbuar
Pasqyra m’u thye, m’u bë copë
Kur shoh nëpër tokë ,sa fytyra zbuluar
Tani u rrënova ,u grisa u bëra trok.
Kaluan shekujt, të tillë pasqyrë s’kam gjetur
Veten e shikoja tek ngjitesha nëpër degë
Sa qënkam gënjyer,me atë pasqyrë të vjetër !
Paskam qënë një rreze ,që s’mundesh si zësh shteg.
Më çon nostalgjia tek ajo pasqyrë
Për kohën që ishte më dukej me vlerë
Sa shpejt ecën koha,unë kohën e kqyrë
Më mbyllet një derë, sa dyer me thanë hyrë.