Përshtatja-Barie Çupi

Barie Çupi

Përshtatja

 
Dielli është gjithmonë duke ndriçuar diku,
e mira dhe të qeshurat janë një kafshatë në banketin e jetës,
lajmet grumbullohen si re të zeza rreth nesh,
e bëhen spontane,në arsyetimin e s’vërtetës.
Çdo gjë shkon për dreq,po s’ka energji,
përplasje,zgjedhje,koha brenda zien,
përanësh gurgullon e sillet universi,
do ekzistojë dikush,nëse tjerët bien.


Do rezistojë një i zgjuar,që ka kurajo,
që nuk ka frikë,qëllimin të provojë,
mendjes t’i dorëzohet,mund të kapërcejë,
hierarkia kufizon,do t’i duhet të guxojë.
Në fakt i njoh të gjithë,
të gjithë po vyshken e ngadalë po vdesin,
sa të mërzitshme qenkan detajet,
pa nge e të qetë,shpirtin prap e shesin.