
“Lubira,kuçedra,katedra”
Paskan dalë disa bursistë
Bëjnë karrierë me kompromis
Hëm marksistë hëm komunistë
Karrieristë dhe arrivistë.
Hedhin vrerë, japin leksione
Politikë me konfuzione
Ja pra që kjo klasë hajvone
Marrin rrogë edhe pensione.
Urdhëra tituj dhe katedra
Më të zinj dhe se kuçedra
Ndaç bajlozër dhe lubira
Me fjalë “t’buta” e të “mira”
Por përbrënda egërsira.
Se këta pjella mashtrimi
Bëjnë kurs komunikimi
Pasi atë llojë kursi
E bën veç një tip mashtrusi.
Vetëm mllef edhe nakar
Për Shqipërinë tradhëtarë
Në banaqe me sufflaqe
Tofu,speca dhe pajdhaqe.
Çaj limoni n’televizion
Gazetari interviston
E më tej i promovon
Bëjnë si t’zgjut me ner me thonë
Duke përzgjedhur zhargon.
Kur nuk kanë më si t’ja ypin
Gëlbazën e tyre përtypin
Edhe bëjnë të indinjuar
Për aq janë specializuar!