Ndoshta-Arjan Gjeci

NDOSHTA….
————-**
Ndoshta është akoma herët
as çasti i duhur të rëfehem
më tremb ajo botë e errët
në paqe me veten,dua të
ndjehem.

**

ndoshta një ditë iki nga kjo
botë
e peshë faji s'mund të mbaj

s'dua dheu të ma thotë
s'dua guri sipër të më qajë.

**

herë-herë të kam lënduar
zemërthyer,edhe ke qarë
me gënjeshtra s'të kam
lumturuar
ndoshta me të vërteta të kam
vrarë.

**

njeriu i duhur,ndoshta s'kam
qenë
por do të mi kujtosh të gjitha
herët
kur ta dëgjosh diku emrin tim
e isha ndryshe nga të tjerët.

**

ndoshta do jem larg i harruar
një breg i shkretë e i zbrazur
do kesh diçka për të kujtuar
edhe kur si dallgë jemi
përplasur.

**

ndoshta do iki si erë
e çmendur
e di që pranë teje s'do të
harrohem
s'di perse druhem nga kjo
ëndërr
nga kjo ëndërr,s'dua të
zgjohem.
Dibër 2026.