KUJDES
Ç’pate ujë, pse u tërbove
Ç’gjete para e mbulove?!…
Eeeehhh….
Rebel…, porsa keqtrajtohem
Nga tërbimet komandohem…
Si vetja…, dhe dy “ vëllezër “
Ardhur që nga zanafilla…
Kujdes me, ujë - zjarr e popull
Të zmbrapsen gjëma të tilla…

Ç’pate ujë, pse u tërbove
Ç’gjete para e mbulove?!…
Kujdes me, ujë - zjarr e popull
Të zmbrapsen gjëma të tilla…
