Përse heshtim-Tomi Buzi

PËRSE HESHTIM !
(Poemth) Pamflet poetik !
Përse heshtim ,
e rrimë të hutuar?
Përse shpirti na gulçon e na
therë përdit,
Shkojmë rrugëve me frik,
me syt rrëzuar..
Sikur lypim…
‘Pak buk, e pakëz dritë’ !
Përse shkojm kokëulur,
rrug e pa rrug ,
Sikur gjëmat e ferrit mbajmë
mbi supe,
Mallkime, oh..,
veç mallkime në buzë…
Buzëqeshje..? Jo !
”Specie” në zhdukje !
Përse heshtim
të trembur, të frikësuar !
S’guxojmë,
as ta shohim njëritjetrin në sy,
sharlatanë para nesh shkojnë shaluar
si prostituta
që në mes luksit,
bëjn orgji !
Përse heshtim..?
Përse shkojmë rrugëve kokëulur
s’flasim dot një fjal,
kemi frik të ‘qajmë’, të qeshim ,
frik,
mos na shohin ”pëndëshkulur”..
kur shkojmë hallakatur,
dhëmbë-s’kërmitur,
me ‘hurin’ ngulur !..
Përse vall presim të hutuar..
lirinë,
atë, që Zotit e shpirtit ja kemi borxh,
zhytur në llumin e kësaj kohe
të mallkuar,
ku mëshira dhe mëkati,
maten me ‘Onc’ !
Përse heshtim e s’themi dot
një fjalë..
si trungje rrokullisur mbi baltra
e mbi ‘gur’,
ata gajasen ,
jargosur si hienat kur shqyejnë
prenë e tyre..
Duke ndërruar çdo ditë,
fe dhe flamur !
Përse heshtim!
Frika na bën hije si djalli mbi kokë,
ata, fusin duart thell
në shpirtin ton..
e tallen ,kur n’sytë tanë shohin
lot me ‘ok’
zhytur në llumin e ‘madhështis’ ,
pa ‘kupon’ !
Përse heshtim o njerëz,
përse kemi frik?
Shqipëria po zhytet humnerave të tradhëtisë,
kush dreqin na e futi ‘lepurin’
në bark ?..
Kjo tokë, ka rritur përherë
burra fisnik..
që i kan dal Zot, Shqiptaris !
Heshtim!
Heshtim si ‘urithi’ strukur nga frika,
presim që dikush të dal
në ‘mejdan’..
përlyer në llumin, qe ‘polli’ politika
e për “ideal”..
po vritet,
vëllau me vëllan !
Nëse është e thënë, se do
‘ikim’ një dit..
të mos ikim qen të rrahur me bishtin
e shkulur,
të zhdukim nga rrënjët,
tradhëtitë..
të mos e shohim flamurin,
me kryet ulur !
Sa ‘kuaj’ Troje,
kan shkelur këtë truall ?
Sa të tjer vazhdojnë ta shkelin
përdit,
emisar ‘diplomacie’,
me valixhe në duar..
që vjedhin miliona..
e ‘vulosin’ tradhëtit !
Presim…
duke dëgjuar histori makutërie,
djajtë mbrapa shpine
na përqeshin,
shpërfytyruar, mbi harta historie,
duke luajtur, poker..
na flasin për bëma, me histori
qënërie..
kapardisur si ‘sheik’..
mes ‘orgazmash’ anale
me brekët përmjer!
Ne heshtim !
Si pula të lagura me kryet
ulur ,
tradhëtia shkon çdo ditë gajasur
me perulësin,
fshihemi si ‘fetus’ nën shpirtin e përgjumur..
kthyer në ‘ortak’..
me ujqërit,
që po shqyejnë Shqipërinë !
@-Tomi Buzi.
Shqiptaria!