DY TRIPTIKË VENDSHE *** - A - E kërkove?... Do ta gjesh! Kot nuk thonë: "Qesh e ngjesh!" - B - Kur do!...Do! Kur s'do!...S'do! Asnjëherë, S'të thashë,jo! Por, kur të të vijnë mendë, Nuk do të t'i hanë as qentë! - C - Më fute nga dera, Dola nga dritarja; Sa u ça daullja, Na u prish dhe vallja! * * * - A - E çfarë nuk pret, Sa herë flet Me një budalla!... I mençur!...Sot e mot Me të lodhesh kot! Budallai pyka nuk ha! - B - Me të mençurin, Problemi më i vështirë, Një zgjidhje e ka... Dhjetra probleme pa zgjidhje, T'i krijon një budalla! Ajo fjala e urtë s'ka dalë kot: "E hedh budallai një gur në lumë, Njëqind të mençur s'e nxjerrin dot!" - C - E keni dëgjuar të thonë: "Sa të mendohet i mençuri, Budallai ka kryer punë?" Ndoshta, heroizmat që tregohen, Fillin këtu e zunë. Në çaste fatale, Para flakëve të zjarrit, "Na pri... - thotë urtia - guxim i të marit!" 10 janar 2026