Braktisje-Flora Gjondedaj Dervishi 

Flora Gjondedaj Dervishi 

 
 
4. Braktisje
(Me dhimbje për Larën sykaltër,po edhe për të tjerë miq besnik , që braktisen … )
 
Zonja T.,ngutej të kapte tragetin Durrës -Bari .
Fiku dritat,shtëpi e kopësht u terruan sakaq ,
sa hap e mbyll sytë taksia e verdhë
tek porta e vjetër u shfaq.


Ngaredi me të si vetëtima
trageti nisej në nëntë pa dhjetë
Qenushen Lara e la në rrugë të madhe
po ajo pas taksisë vrapoi çapleht .


Me rrapëllimë mbyll portat trageti.
Lara e hutuar mbeti jashtë ,
Pas hekurave kërkonte të zonjën
Dhe sytë ju njomën një çast.


Sytë e kaltër të Larës së trishtë
befas u kthyen në gri
me vaj mori rrugën e kthimit ,
po tashmë, s’kishte shtëpi .


Uli kokën te porta e mbyllur
I mençuri katërputrosh
ndjeu të ftohtin e vjeshtës
dhe qyrku gri e bardh iu leros .


Djem trazovaç trimërohen
e gjuajnë Larën me gurë
Lara strukej në dhimbje braktisje
Lara nuk lehu më kurrë .


Lara nuk hante as dekompozime
Në kazane plehrash që rrinë pa zbraz
As në pellgje uji, s’pinte Lara
po shihte me sytë gjithë maraz .
Një natë në rrugicën e errët ,
ku regëtima e yjeve vinte e zbeht
Lara dha shpirt nga dhimbja
fryma në yje si mjegull , iu end.
D.