Je Muza..!Vangjel Pellumbi

Je Muza..!
Më e bukura e ditëve të jetës,
E madhe sa vetë,unë madhëria,
Të rruaj në rrahjet e zemrës,
Aty,ku mburon poezia.
Në çdo ditë të mbaj fshehur,
Më je futur drejt në zemër.
Ka ditë që shpërthen si e dehur,
Dhe netëve të nxjer,ja jap dorës.


Në mendje më vjen vrullshëm,
Del nga shpirti,si ujë burimi,
Dhe dora shkruan mundshëm.
Mbi rrjeshtat,,shkruar shkrimin .


Je muza e ditëve që shkruaj,
Je dielli i ditëve të bukura.
Je ajo ,Që unë nuk ndruaj!
Për të shkruar,plot ngjyra.


Je muza,e vargut të shkruar!
E madhe,sa vet’varg poezia.
Je ëngjëll i shpirtit të lulëzuar
Je më e bukura e ditëve të mia.


Që sytë më ndrisin ,kur shkruaj!
Je,që kur shkruan,thonë muza.
Je drita e syve t’mia,që s’ndruaj
Që prek,telat e zemrës,poezia.
....Je muza ime..!
V Pëllumbi.autori.
12/01/2026 . Artë.Greqi