Një dasmë,një këngë,një komb-Hatip Hulaj 

Hatip Hulaj 

Një dasmë,Një këngë,Një komb

Kohë e luftës në Kosovë,
krime, masakra, dhunime në çdo anë,
shumë refugjatë ishin vendosur në shtetin amë.

Në Shkodër ishte dhënë urdhëri nga bashkia
që të lëshohen hotelet për refugjatë.
Aty në qytet, te Kafja e Madhe,
përcillej nuse një vajzë shkodrane.
Ishin mbledhur shumë dasmorë
edhe orkestra me këngëtarë.

Në të njëjtën kohë vjen një gjamë,
një nëne kosovare tre djem i kishin vrarë,
në fushëbetejë dëshmorë kanë rënë.

Ndalet muzika sikur rrufeja me ra.
Baba i vajzës e merr fjalën,
së pari të pranishmëve iu kërkon faljen.

Ne do hamë dhe do pimë,
juve orkestrën do ju paguaj,
por muzikë nuk do të bëjmë,
derisa mbi neve një nëne i erdhi një gjamë:
tre djemë në luftë dëshmorë i paskan rënë.

Ndalet muzika, mbretëron heshtja,
por shkallëve të hotelit një grua zbret,
e mbuluar me një shami të bardhë;
zbriti shkallëve dhe te dasmorët u ndalë.
.
Jo, jo, mos rrini në heshtje,
dasma pa muzikë nuk shkon,
këtë heshtje armiku don,
ama ti, këngëtare, atë mikrofon:

Si quhet kënga “Sa e bukur na ka ardh nusja”,
dhe një rresht pasi ajo e këndon,
butësisht orkestrën e urdhëron:
kënga këtu le të vazhdon.

U nis lokja për në dhomë ku banon.
Ndalon hapin kur këngën tjetër dëgjon,
këngëtarja kështu këndon:
“Mos ma prek ti shka Drenicën,
se e kam gjallë Azem Galicën.”

Nëna këngën qetë e dëgjon,
përshëndet dasmorët përzemërsisht,
për në dhomë të vetën niset e shkon.
Dasma me rekomandim të nënës së dëshmorëve vazhdon.