Një cikël me poezi nga poeti, studjuesi i Trevës Vorë-Prezë Profesor Xheladin Subashi

JETOJ ME JETËN

Unë jetën s’dua ta vras
S’dua ta rëndoj me përtacinë time
Të shkruaj në letër, apo arën të ngas
Mjafton që diçka të dalë nga dora ime

Brumin e saj me djersë e kam gatuar
Në pdobhap dhënë kam maksimumin
Ditën, por dhe natën vonë kam punuar
Për jetën s’kam kursyer kurrë gjumin, as mundin

Ëndërrova që një gurë të vija në mur
Një gjurmë të vizitoja në tokën arë
Jeta për mua ishte ndezur, gjithnjë unur
Ndaj plot besim punova, fitova çdo garë

Vite vitebashkëjetova me nxënës
Vite vite shkrova mijëra faqe
Histori e poezi kushtuar vendlindjes dhe nënës
Ndaj shpesh, duke shtruar, rridhnin lot ndër faqe

Gjithçka për atdheun e vendlindjen
Për Shqipërinë që e dua si nënën
Për këta, thellë e kam bindjen
Ndaj bëra murë ditën, por dhe në dritën e Hënës.

                 KRENARI

“Varg i gjatë, duart mbushur me lule
Nisur krenar për tek “Nëna Shqipëri”
E meriton Nënë, kurrë nuk u përule
Frymëzim mbolle për mua, për çdo njeri”.

30 VJET

Tridhjetë vite djersita me fëmijë
Kënaqësinë e tyre gjithnjë pata dhuratë
Më zgjatën jetën, ditën ma bënë njëmijë
Lotët ditën e ndarjes, ai i patë?.

Lot dashurie, miqësie e mirëkuptimi
Për punën e gatuar të gjithë bashkë
Shumë lezet kishte çdo orë mësimi
Këtë kënaqësi gjithë jetën kisha me dashtë

Sa kujdesshëm kur porosi merrnim
Të gjithë tok ishim në garë
Djersën çurg të gjithë derdhin
Sa të kënaqur, çdo gjë u shkonte mbarë

I kujtoj të gjithë, pa asnjë dallim
Grup, i shëndoshë, fort i mbarë
Bashkë luanim, qeshnim e bënim mësim
Ndaj orën e fundit të gjithë bashkë, kemi qarë.

NËNË MOJ

Kam shkruar disa herë për nënën
Kam kënduar për të, më ngacmon zemra
Është ajo që dritësoi, si dielli me hënën
Është jeta, siç ishte për Akilin, thembra

Të shkruash për ty nënë, sa e vështirë
Nuk u gjen të sakta fjalët që të takojnë
Ah nënë! Emër i dashur, sa e dlirë!
Ku fjalët rrjedhin varg, nuk vonojnë

E ç’të kujtoj unë për nënën?
Gjirin e saj që më mësoi, më dha jetë?
Që solli pranë meje gjithçka, dhe diellin hënën?
Ndaj emër më të shtrenjtë se nënë s’do të ketë.