Tramp: Amerika e amerikanëve !Genta Kaloçi

Tramp; Amerika e amerikanëve vdekje tradhtarëve!

Opo mirë Amerika i depërton tradhtarët e saj po ne ku ti çojmë këta antishqiptarët shqipfolës që pasi na kanë vjedhur, grabitur, mashtruar, vrarë, korruptuar i kanë mbyllur të gjitha hyrjet daljet vendit për zhvillim, mirëqënie, bashkëpunim në paqe me veten e botën pro shqiptare përreth.

Ky është thelbi.

Zhvillimet e fundit në skenën amerikane kanë spërkatur, ndikuar edhe antishqiptarët e të gjitha partiçkave në vend në një gëzim të jashtëzakonshëm se, me vendimet e saj ka goditur qeverinë dhe për pasojë po e paguajnë shqiptarët e thjeshtë. Harrojnë të përmendin se pushteti berishjan me edin në krye na kanë rrjepur prej 35 vitesh me ato kompanitë e tyre vitrinë në bashkëpunim me njëri tjetrin duke na vjedhur me vendimet e firmat e tyre si në qeveritë vendore, qendrore dhe administratën me çirakët e tyre që ndryshojnë teserat e partive sipas rastit e konçensionit të rradhës. Me këtë rast nuk mund të rrija pa komentuar këtë situatë idilike të krijuar në amerikë nga e cila duhet të përfitojmë edhe ne ballistat e vendit tonë të shekullit të ri.

Në rastin e “ballistit” Tramp (siç thonë salikmona shpk nëpër media e postime) do duhej së bashku me t’a të ishin në të njëjtën linjë dhe ballistat vendas shqipfolës në mënyrën sesi të reagojnë, mendojnë, vendosin, veprojnë në favor të forcimit të shtetit tonë.

Në ç’kuptim?

E sqarojmë më poshtë nëse keni durim derri për të vazhduar leximin.

Nëse marrim të mirëqënë baballarët ballistë dhe pinjollët e tyre shqipfolës të një shekulli më parë i bie se Tramp nuk ka mbetur vetëm në kopjimin e parrullës së tyre, por e ka vënë në zbatim atë që nuk patën vizionin, dëshirën, pasionin, guximin për t’a realizuar 8 dekada më parë këta alabakët tanë. Interesante është fakti se, Trampi punon për veten, familjen dhe amerikën e tij, asgjë e keqe në këtë fakt. Shumë mirë bën, kur ka mbështetje dhe ka një plan projekt sesi do t’a realizojë atë me ndihmën e b/punëtorëve të tij në të gjitha hallkat e pushtetit amerikan.

Çështja është se këto ditë janë çartuar të gjithë në vend e në rajon për lajmin që nxorri Tramp në lidhje me listën e përfituesve nga medicair dhe ndihmat sociale ndër të cilat ishin 41% nga Shqipëria dhe 46% nga Kosova. Pas listës së shifrave të përfituesve nga shtete të ndryshme nxorrën urdhrin ekzekutiv për ndalimin e vizave për punë e bashkim familjar për 75 shtete përfshirë somalinë, rusinë, iranin ndër to edhe ne me Kosovën. Ndërsa shqipfolësit gërrthasin se, Trampi do të forcojë amerikën, duke u thënë rrini në vendet tuaja, ndërtoni shtetet tuaja nën modifikimin e parrullës së famshme, Shqipëria e shqiptarëve vdekje tradhtarëve, këta pa pikë turpi ankohen se përse Trampi nuk i lejon të largohen nga sytë këmbët nga vendi i tyre. Janë lënduar antishqiptarët këta pellazgët shqipfolës të inferioritetit rajonal se përse nuk i lejon Trampi të largohen drejt amerikës. Duhet të marrim parasysh se këta tanët marrin milionat nga vendi ynë e i çojnë në amerikë, prapëseprapë Trampi nuk i pranon.

Gjithashtu theksojmë se, gjithçka ndodhi për shkak të daljes në skenë të skemës më të madhe të mashtrimit, korrupsionit, pastrimit të parave me fondet sociale në shtetin e Minesotës, nën drejtimin e Tim Uats, ajo që quhet Rasti Somalian. Shifrat e manipulimit të mashtrimit me mijëra kompani vitrinë arrijnë të kenë qarkulluar, përvetësuar deri në 18 miliard dollarë nga 2019a deri më sot. Skema u përforcua në mënyrë të frikshme pas periudhës së karantinës përgjatë kovidit që lejoi të zbutej zinxhiri kontrollues i kalimit të fondeve në llogaritë bankare të kompanive që nuk ekzistonin në terren, nuk ofronin asnjë lloj shërbimi me dokumentacione të fabrikuara. I gjithë zinxhiri i kompanive, shërbime sociale, fondet federale arritën të qarkullonin dhe përvetësonin buxhete të tëra federale dhe më e keqja investigimi nxorri në pah se këto miliarda dollarë dilnin me thasë e valixhe nga amerika drejt somalisë, zvicër e vendeve të tjera. Ky transport i valutës nxorri në pah përfshirjen e politikanëve në mënyrë pasive dhe aktive të shtetit të Minesotës, të cilët nuk zbatuan kontrollin e zinxhirit institucional për ndalimin e këtyre rasteve siç parashikon ligji. Nuk mjafton vetëm kjo katrahurë, por hetimi vazhdon për të parë nëse lëvrimi i miliardave ka lidhje financimesh të grupeve terrorriste si Al Kaida dhe Al Shabab të pozicionuara në Somali. Të gjitha këto nuk kanë asnjë lidhje me ne në pamje të parë. Sigurisht që nuk kanë, ku somalia, rusia, irani e ku ne, por kur futesh më në thellësi sesi vepron politikbërja jonë nga kollonat e shtetit si pozitë, opozitë, biznes, media, shoqëri civile të financuara, frymëzuara nga këta element antishqiptarë, atëherë fillon e kupton sesi 1+1 bëjnë 2, por ndonjëherë bëjnë edhe 3. Sa më shumë thellohesh kupton se me vendimarrjet e tyre për tre dekada na kanë treguar dhe vazhdojnë ta ndjejmë izolimin nga europa dhe amerika pikërisht sepse elitat tona në vend e rajon përcjellin axhendat pro ruse, iraniane, pro kineze, pro botës arabe islamiste, atëherë bie alibia e opozitës që gjoja na qajnë hallin dhe pas nesh duan të shpëtojnë veten duke u vetëshpallur heronj. Jemi vendi me popullin më proanerikan dhe pro europian në botë, prapë se prapë na dënojnë se kemi për elita ata që ulen në dy karrige, bëjnë si proamerikanë me postime, deklarata për shtyp, thashetheme lart e poshtë, por politikat, vendimet, marrëveshjet, konçensionet në prapaskenë i bëjnë me kinezët, rusët, iranianët, afrikanët e vendet e treta për të humbur gjurmët e korrupsionit të tyre masiv. Mundohen të na tregojnë se gjoja po luftojnë vendimet e tyre antishqiptare, anti europiane, antiamerikane që i kanë marrë prej tre dekadash nëpërmjet identitetit të tyre virtual në media e rrjetet sociale të na përcillen si herojntë e ditëve të sotme. Ju a bëra trurin kaçurrel afrikan, nuk keni faj, apo nuk është edhe çështja somaleze në mes dhe merr goxha ndikim. Mundohen të na bindin se, po na ndihmojnë, por harrojnë se kështu kanë ekspozuar të gjithë faktorët antishqiptarë që i financojnë në prapaskenë.

Me të drejtë do thoni na lodhe, na e bëre kokën lëmsh. Jeni të saktë, ashtu është edhe nuk është ashtu do e përshtjelloj më poshtë.

Në një kohë që (ballisti siç e quajnë të majtët rusofilë) Trampi përcjell axhendën e tij proamerikane, atëherë përse kjo nuk përvetsohet nga opozita jonë shqipfolëse?

Përse këta ballistat tanë nuk e përcjellin axhendën e tyre proshqiptare me frymëzim nga Trampi?

Të përkrahin modelin dhe t’a quanin si një shenjë për të forcuar faktorin shqiptar në vend e në rajon nën parrullën e etërve të tyre Shqipëria e Shqiptarëve vdekje tradhëtarëve. Në këtë rast mbase arrijnë të nxjerrin bllof historinë dhe e ndryshojnë diskriminimin (siç duan t’a quajnë) që u ka bërë prej afro 9 dekadash?

Natyrshëm lind pyetja; modelin amerikan të Tramp-it si mund t’a përvetsojmë e përshtatim sipas realitetit të sotëm shqiptar?

Shumë e thjeshtë, opozita do duhej të dilte në favor të këtij vendimi, duke thënë se, janë të mirëpritur të gjithë ata që do të deportohen dhe ata që janë në vend për të ndërtuar, forcuar, rigjeneruar Shqipërinë për shqiptarët dhe vdekje tradhtarëve të sotëm të pas 90ës.

Vetëm atëherë amerika do i besonte këtë popull e do ua hapte sërish dyert për ne. Në rastin konkret të modelit amerikan tradhtarë janë të gjithë ata që kanë vjedhur buxhetin e shtetit për vite me rradhë dhe i kanë nxjerrë me valixhe e thasë valutën nëpër botë, si rasti i somalëve (dhe jo vetëm) në amerikë, për të cilët Tramp vendosi të ndiqen ligjërisht ( sipas shkeljeve, dënim me burgim, konfiskim të aseteve dhe dëbim) kthim në vendin e tyre të origjinës. Somalezët për veten dhe vendin e tyre në këtë rast i quajnë heronj sepse fundja fare vodhën një shtet tjetër, amerikën dhe i dërguan paratë në vendin e tyre për të ndihmuar familjarët dhe zhvilluar ekonominë e vendit të tyre.

Në rastin tonë ne jemi ku thërret qameti, ne vjedhim vendet tona Shqipëri, Kosovë e trevat shqiptare i copëtojmë për interes të sllavoarabëve dhe valutën e çojmë në Amerikë.

Atëherë, si ka mundësi që në amerikë ne dalim që marrim përfitime sociale të cilat janë sipas ligjit, nuk dua të besoj se abuzojnë si somalezët, por mund të ketë edhe raste të tilla që nuk përjashtohen, nuk mund të vë dorën në zjarr për asnjë, pavarësisht se mund të mbulohet me flamurin kombëtar e bën zhgabën me këmbë e duar.

Si ka mundësi që amerika na futi në listën e sanksioneve ndërkoh që vetëm nga lobingjet, paratë e zeza të politiqenve nga 90a deri më sot ata si shtet, administratë, individë, kompani, parti politike tt dyja krahëve kanë përfituar më shumë sesa kanë dhënë me skemat sociale?

Shumë e thjeshtë.

Amerikës (jo vetëm amerikës por cili do shtet ashtu vepron të paktën parimisht) nuk i pëlqen të bësh kumando në tokën, shtëpinë e tyre. Më keq akoma të fusësh duart në interesat e tyre jo vetëm lokale, por edhe globale sidomos kur ato lëkundin pozitat e kryekomandatit të gjeopolitikës botërore.

Në rastin tonë çfarë mund të bëhet?

Nëse opozita jonë që hiqet si pro Tramp e balliste do duhej të kishte një ide sidomos duke marrë parasysh se janë të gjithë me tituj profesorash e doktorash, por s’dinë as elementaret e shkencës sesi duhej të paktën të përdornin llogjikën matematikore. Ne duhet t’a zgjidhim këtë problem si më poshtë, sigurisht nëse opozita do të kishte një plan konkret për vendin, Shqipërinë, Kosovën dhe të gjitha trevat shqiptare në rajon. Kjo do të thotë se në rastin konkret nuk mund ti dëbojmë (siç bën amerika që është vend emigrantësh, ligji mund ti burgosi, konfiskoj, por edhe mund ti deportoj), në këtë rast janë fat për këtë mundësi të artë. Për fatin tonë të keq këta vendalinjtë nuk kemi ku ti dëbojmë që të shpëtonim vendin e shqiptarët, përkundrazi do duhet të përshtatim modelin e Trampit që ti dënojmë shqipfolësit dhe konfiskojmë asetet e tyre të korrupsionit me firma e kompani fiktive.

Prandaj në këtë pikë futen qurravitjet e opozitës, pozitës, medias, biznesit me shokë që, ankohen gjoja për ne që s’mund të shkojmë në amerikë. Ne as kemi shkuar, as shkojmë as duam të shkojmë, sepse për shqiptarin Amerikë është Shqipëria. Nëse pozitë opozitë ndërtojnë Shqipërinë që duam atëherë s’kemi nevojë të shkojmë në amerikë për arsim, punësim dhe mjekim sigurisht nëse do i kishim këto në vendin tonë sipas standarteve të botës së zhvilluar.

Përfundimisht dalim në konkluzionin se populli nuk ka faj e sidomos të vuaj vendimarrjen e të fortëve, më të mëdhenjve, dhe duket sikur përfitojnë e përjashtohen politikanët, të pasurit që, përvetsuan buxhetet shqiptare. Në fakt nuk është ashtu, populli ka atë elitë që meriton, një popull që prej tre dekadash preferon të largohet nga vendi për iks ypsilon dhe nuk qëndron të punojë për të ndryshuar jetën e tij por pret nga qielli, si në rastin konkret amerika, europa e të tjerë atëherë meriton fatin që ka. Nuk ka të drejtë të ankohet, siç bën opozita pa pushim duke na u jargavitur prej dekadash mbi kufomën e shqiptarisë me bekimin e qeverisë.

Kthehemi në temë, ashtu si në rastin e Somalezëve në Minesota që nuk funksionuan të vetëm, por ishte një zinxhir i tërë politik e administrativ po ashtu edhe në vendin tonë duhet të mbajnë përgjegjsi ligjore të gjithë që na sollën në këtë ditë që prej tre dekada e gjys shkatërrimi me pasoja të atij niveli që Shqipëria konsiderohet shtet njësoj i rrezikshëm si somalia, rusia, irani me shokët e tyre. Ky detaj tregon se, saliu i vëllazërisë myslimane na ka futur prej dekadash në qorrsokakun e tmerrshëm të mesjetës së errët të identitetit kombëtar dhe atij të dyhëzimit shtetëror. Vendimet e kreut dhe administratës amerikane janë marrë në bazë të pozicionimit tonë si aleat të këtyre vendeve të treta të lindjes me në krye rusi, kinë, siri, iran sesa të përfitimit të parave nga skemat sociale amerikane të nxjerra drejt trojeve shqiptare. Me pak fjalë më duket se kam qënë e qartë për situatën aktuale. Shqiptarët duhet të paguajnë, të mbajnë përgjegjësi për elitat që përkrahin, votojnë, besojnë në mënyrë qorre ndërkoh që, do duhej të fokusoheshin sesi mund ti bëjnë vendet e tyre funksionale të jetueshme e të kërkojnë llogari në rradhë të parë nga vetja pastaj ndaj të zgjedhurve në pushtet. Duhet të mësojmë se nuk mund të përfitojnë gjithmonë nëpërmjet kartës së viktimizimit ndërsa të gjitha palët bashkë me popullin janë preditorët e kombit, shtetit e vetvetes. Trampi u’a bëri të qartë të gjitha shteteve në botë ashtu si edhe shqiptarëve se Shqipërinë nuk do jua bëjnë as amerikanët e as shqipfolësit që keni në krye të trevave shqiptare. Trampo na tha direkt dhe indirekt; merrni masat për veten tuaj se, ne amerikën do e mbrojmë nga ju, por Shqipërinë tuaj kush do e mbrojë nga vetja juaj?

Kjo është çështja.

Nuk mjafton kjo, por politika në vend të dali me projekt marshall për shqiptarinë na zgërdhihen bashkë me median e biznesin nëpër postime e rrjete sociale me reagime të stilit e shikoni s’do ikni dot në amerikë, qeveria ju la pa ikur në amerikë, ne duam t’ju dëbojmë, por ata s’ju duan se s’na votoni. Amerika i ra shkurt, mjaft me karagjoza, mjaft na keni lodhur me pyetje idjotash, kujt ja keni heq vizën, ktij apo atij ja hoqët, kur dhe pse? Ne na e hoqi, atyre s’ua hoqi u ra shkurt, ikni thyeni qafën të gjithë se sdo merremi me ju. Kemi punë të ndjekim paratë ku shkojnë nëpër botë s’do merremi me vizat tuaja. Ndërkoh që nga pala jonë do duhej të dilnin e të thoshin, faleminderit amerikës që nuk po na shpopullon edhe kur politika, media, biznesi bëjnë të pamundurën që ta zhdukin Shqipërinë e shqiptarët nga harta. Shqiptari i vërtetë këtë ngjarje do e bënte burim force dhe energjie që të fokusohemi si ta bëjmë Shqipërinë të mrekullueshme, të fortë, të jetueshme për shqiptarët e jo të mërzitemi se pse nuk emigrojmë e largohemi nga vendi. Pikërisht këtu qëndron problemi thelbësor i retorikës boshe që na sulmon mëndjet, shpirtin tonë në këto ditë antishqiptare të frymëzuara nga opozita e qarqeve araboturkosllavogrekolatine. Amerika me Trampin, zoti apo jeta, universi, gjithësia ua dha mundësinë palaçove antishqiptarë shqipfolësa me pashaportë por me pashaportizime të dyfishta që të tregojnë atdhedashurinë e tyre. Pas 8dekadash u jepet sërish mundësia të tregojnë se ato që shkruan e na mëson historia për ballistat shqipfolës tt gjitha nuk janë të vërteta. Ja sheshi, ja mejdani të tregojnë vetveten e të mposhtin ligësinë, babëzinë që u buron nga barku e gjeneza e etërve të tyre kriminelë. Jeta, universi, Trampi apo Zoti u jep sërish shansin që të na bindin me punë, vepra, zhvillim, mirëqënie, rezultate konkrete atëherë edhe ne mbase mund të ndryshojmë mendim se gjithçka që kanë prodhuar me makinerinë e tyre të llogjeve, thashethemeve, intrigave, shpifjeve, deformimeve të fakteve nëpërmjet medias e pushtetit kanë qënë të vërteta. Përndryshe nëse nuk e realizojnë atëherë për të disatën herë e gjithmonë në vijën antropologjike të shoqërisë shqiptare do të mbeten e do të njihen si humbësit universal të të gjitha sistemeve politikofetare ekonomike të njerëzimit. Unë jam e sigurtë se këta të vetmen gjë që mund të bëjnë për ne e për shtetin është të vrasin veten në hale si të parët e tyre të dokumentuara në arkivat e kohës. Një herë humbës gjithmonë humbës!

Kaq e thjeshtë.

Kuptuat apo ta ripërsëris?

Aman, mooos, mezi shkruajta kaq e jo ta zgjas apo përsëris…kini pak mëshirë ju mëshiruesit e budallikut universal.

Më poshtë kolazh foto me titujt e lajmeve kryesore të përdorura në tekst të shpërndara burimet amerikane kryesisht nga Shtëpia e Bardhë e të tjera.

Për më shumë klikoni më poshtë;

1- Akti kundër korrupsionit në Minesota, Rasti Somalez.

“Here’s What the Trump Administration Is Doing to Crush Minnesota’s Fraud Epidemic – The White House” https://www.whitehouse.gov/…/heres-what-the-trump…/

2- Shba ngrin vizat për 75 shtete, midis tyre, Somali, Rusi, Iran.

“State Department pauses visas for 75 countries over public charge | Fox News” https://www.foxnews.com/…/us-freezes-all-visa…

3-

46% e familjeve nga Kosova përfitojnë ndihma sociale.

“Trump’s List: 46% of Kosovo families in the US receive welfare” https://reporteri.net/…/Trump%27s-list-of-46-families…/

4-

Mbi 41% e shqiptarëve përfitojnë ndihmë sociale.

“Over 108 thousand Albanians active in the US labor market / However, 41.3% of immigrant families benefit from state social assistance – Analiza” https://scantv.al/…/mbi-108-mije-shqiptare-aktive-ne…

5-

“Fact Sheet: President Donald J. Trump Establishes New Department of Justice Division for National Fraud Enforcement – The White House” https://www.whitehouse.gov/…/fact-sheet-president…/