
Leje e pavetëdijshme,
hap perden e shpirtit tim
dhe pena shket
në lindje hyjnore.
Kthehem, lexoj
ç’la pena nën gishtin tim…!
O Zot,
mos më hiq dorë!
Nga çdo vend i botës,
çdo ditë më shton miq
e mike të përkora!
~
Rastësisht
Nga ngjarje tjetër, thithur,
të ceka në buzë rastësisht
e ndjeva të përmbushesh
shpirt e trup, ngrohtësisht!
~
Unë dhe ti
Ti je kupë plot e plot,
që lehtë s’dukesh,
po unë të pi.
As unë në nginjë,
as ti në tharje,
në pafundësi!