
Nga CIKLI: “NGJYRA DASHURIE”
* * *
Nuk di ç'kërkon nga unë
Me heshtjen dhunë,
Kur gojë ke dhe s'flet
Edhe pse zjen si det;
Kur dorë ke dhe s'shkruan
Edhe pse vuaj e vuan...
Një gjë duhet ta dish:
Tek unë, po të vish,
Për TY e hap çdo derë;
Mos trokit!
Nxito të hysh!
Mos prit!
* * *
Kur të kujtoj
Dhe s’të dëgjoj,
Më ngjan se jam shurdhuar.
Kur t’dëshiroj
Dhe s’të shikoj,
Më ngjan se jam verbuar.
Asgjë, pa TY,
S'më hyn në sy;
Më tallin:...I SHKALLUAR!!!
19 janar 2026