Ikja-Arjan Gjeci

Arjan Gjeci

Tregim–

Kisha bërë gati çantën me ilaqe dhe po prisja.Një zile telefoni më kujtoi se duhej të isha në stacion.

Shoferi ishte kujdesur për mua,duke lënë një vend bosh në sediljen pranë tij.Pasi u ngjita në të,vura re se sediljen po e ndaja me një thinjosh trupimët,që më pershendeti me kokë.Shoferi u hodhi një sy pasagjerëve,nëse mungonte ndonjë nga ata që kishin udhëtuar me të në mëngjez

dhe ndezi makinën.

E lamë pas qytetin,makina rëshqiste poshtë për në fshatrat e Luznisë,një krahinë me emër në kuvendet e mençura të dibrës prej në kohë të moçme,Një zonë ku unë shërbej në profesionin tim të veterinerit.

Mikrobuzi përkundej në rrugën e prishur,nën peshë nëpër kthesat e shumta qē gjarpëronin,Pak kohë ra heshtja,siç ndodh në fillim udhëtimi.Kur po vareshim poshtë,u shfaq lugina e bukur e drinit,që sa herë e shoh,më zgjon mall e më mbush me krenari.

Shquaj së largu tej, konturet e fshatit tim,aty ku kam lindur e jam rritur.

Panorama magjepëse shtrihet tej në horizont,larg,gjersa lumi futet në kanionin e ngushtë të

Skavicës,e gjarpëron më tej përgjatë vargmalit gjer në kukēs.

Heshtjen e theu një burrë i pirë,

aty nga mesi i mikrobuzit.

-Ku e ka çantën doktori o Musa?Shoferi nuk u pergjigj,ai e njihte sepse ishin nga i njëjti fshat.

-A ka ka çantë doktori,a ka ardhur me duar në xhepa?— vijoi ai sërish në të tijën.

-Ka mor ka,po ç’tē ka zënē ai merak ty? —- ja ktheu shoferi i bezdisur,duke hedhur sytë nga unë,nëse po mërzitesha nga fjalët e tij.

Unë ktheva kokën të shihja mos e njihja.

-Mos ja vër re,se është tapë,dhe don të të ngacmojë

– tha shoferi.

– Nuk më prish punë,lëre të shtymë një copë udhë.

Makina uturonte duke u ngjitur pêrpjetë në rrugën e shkatēruar,ku vragat e shiut kishin hapur kanale mes pēr mes saj,duke e bērë të vështirë ngjitjen.Personi që më priste në fshat,më kishte thënë të zbrisja tek varrezat sipër fshatit,ku do të vinte të më merte

i vëllai i tij.Pasi kaluam një rrafshimë,makina mori sipër,dhe për pak kohë u dukën varrezat.

— Do të zbres këtu — i thashë

Shoferit,

— sa kushton?

— E ke të paguar biletën — tha ai.

— Ku e ka çantën doktori o Musa? U degjua sërish zëri i njeriut të pirë,që tashmë ishte zhvendosur në sediljen e fundit.

— Ja ju e kam — u përgjigja unë,duke i treguar çantën e vogël që e kisha mbajtur poshtë këmbëve.

— A je në rregull tani?

Përshëndeta pasagjerët që tashmë ishin rralluar disi,dhe zbrita.Makina vazhdoi rrugën me uturimën e saj çjerëse,duke tërhequr pas pluhurin e rrugës.

Unë hyra në brendi të varrezave

dhe zura vend nën hijen e një lisi të madh,pothuajse qindravjeçar,

që mbahej akoma në këmbë,edhe përse gjysma e trupit të tij,ishte qarë e djegur nga rrufeja.

Poshtë varezave,fillonin shtëpitë,një lagje jo shumë e madhe,e vendosur në një shpat të pjerët,të rahur nga dielli,e i mbrojtur nga erërat e ftohta të veriut.Nga aty shihej fshati përtej,një panoramë që vërtet të lintë mbresa,Në të dalë të lagjes,në cepin e rrugës ishte parkuar një kamion i madh,i ngarkuar me rroba dhe materiale

shtëpie,Pak metra më tutje,një sharon ngjyrë ulliri qëndronte me dyer të hapura,duke pritur familjarët që akoma po mblidhnin

gjërat e vogla,nga shtëpia që po boshatisej,për të ikur larg prej aty,ndoshta në metropol,për një jetë më të mirë.Më preku shumë ajo skenë,dhe më trishtoi.Kisha ndeshur edhe herë të tjera,nëpër fshatrat ku shërbeja.Ata po fironin

çdo ditë,duke u tkurur e mbetur bosh me fare pak jetë.Duke lënë aty,vetëm të pamundurit,që nuk vendosnin dot të iknin kuturu pa

një mbështetje,Ajo ishte një skenë makthi dhe trishtimi.

Po prisja pak kohë aty,i zhytur në përhumbje.Në anën tjetër të fshatit,në një livadh vura re një lopë te kuqeremtë që sillej qark një huri,duke u përpjekur tu shpëtonte pickimit të dhimbshëm

te mushkonjave.Ndoshta për të kontrollùar atë më kishte thirur i zoti i saj.Në fakt ashtu ishte,pronari i saj donte të dinte nëse lopën e kishte barse,në tē kundert,atë e priste thika e kasapit.Djali nuk vonoi shumë,ai pohoi se shumë shpejt edhe ai do të shpërngulej prej aty.Ai dukej i hutuar dhe as e kishte mendjen aty

për çfarë më kishte thirur,U nisëm për tek livadhi ku qëndronte lopa e lidhur.Ai,herë- herë hidhte sytë nga makinat e ngarkuara që po prisnin të niseshin për udhë.Unë vesha dorezat dhe i bëra shenjë të më ndihmonte duke e mbajtur.

— Po ikin? — pyeta unë.

— Po belbëzoi ai me gjysëm zëri,janë kushërinjtë e mi,po shpërngulen.Po më vjen keq,jemi rritur bashkë — pohoi ai me kokë pa nxjerrë zë,dhe u kthye mënjanë,mos e shikoja unë,por lotët e tradhtuan.

— Edhe unë e përjetova keq,tek po të prisja të vije thashë

unë.

— Ja mbaruam,më vjen keq por lopa është shterpë.— thashë

unë.

— Në djall shkoftë — shrfyu ai.

I mërzitur më shumë me ikjen e tyre,se sa me shterpësinë e saj.

— Ja tregoj unë kësaj të dielën

nuk e mbaj më asnjë ditë më shumë.

— Është gjynah të largohesh nga ky vend — thashë unë për ta qetësuar.

— Më prit këtu doktor,sa të marr motorrin e të të percjell.Ai rëshqiti poshtë livadhit ku kishte shtëpinë.Unë u drejtova sërish për tek varrezat,ta prisja atje.Zura vend në barin e tharë të përvëluar nga vapa,dhe sytë më shkuan sërish atje tek njerzit që po e linin vendin e tyre.Por nuk ishin të vetmit,më tej kishte shtëpi të tjera

të braktisura,që ishin tjetërsuar,me çati të rëna e mure të rënuara.Hapsirat ishin mbuluar nga ferrat

Djemtë që po prisnin tek sharoni,e kishin humbur durimin,dhe thirnin herë pas here prindërit e tyre,duke u çjerrë edhe në të shara.Por ato kishin arsye që po vonoheshin.Kishin një jetë aty,ajo ishte streha e tyre,aty ishte vatani ku kishin jetuar,lindur e rritur fëmijët e tyre.Më në fund ata po dilnin që andej.Porta e hekurt kërciti me zhurmën e saj çjerëse,në derë u duk e zonja e shtëpisë,nëna e tyre e kërrusur me një shishe uji në duar,ajo po vajtonte me zë,por unë nuk e kuptoja prej larg,degjoja vetëm kujën e saj.Ajo i ra përqark shtëpisë duke prekur muret,

sendet perqark,pemet,ndaloi tek shkallet e drurit,e qendroi nje copë herë aty,pastaj u kthye tek pragu,vendosi shishen e ujit përdhe që ta derdhte i zoti i shtëpisë,për tu ecur mbarë atje ku po iknin.Nuk vonoi,dhe plaku u duk në derë,një plak thatim,i kërrusur si e shoqja e tij,nga pesha e halleve dhe viteve.Me duart që i dridheshin kaloi nga

ana tjetër e portës një zinxhir me hallka të trasha hekuri,duke bashkuar dy fletët e portës,duke e kyçur me një dry të madh e të ndryshkur.Ai simbas zakonit shtyu me këmbë shishen e ujit,drejtoi pak shpinën e kërrusur,e qëndroi disa çaste duke parë çdo cep të shtëpisë.

U ul në gjunjë dhe puthi pragun e gurtë,sikur të ishtë hera e fundit që po e shihte atë vend, u ngrit duke u mbajtur pas murit,dhe zuri të shoqen për krahësh,duke i bërtitur të ndalonte të qarrat,dhe u nisën drejt makinave.

Pastaj karvani shtegtar u nis.

Kamioni u fut në rrugë duke u përkundur nga pesha,pas tij sharoni vijoi rrugën me familjarët

Ato bënë një copë rrugë të drejtë shpatit,nga dritaret e anëshme të sharonit,po shikoja kokët e varura te zotëve të shtëpisë,tek vështronin trojet e tyre,gjithë mall.

Gjersa humbën pas kthesës.

Shkurt 2025.

.