
Për miushin tim! (Mesazhet nga piti) 15 janar 2026. My heart, We’ve spent 11 years together, and with every passing day I love you more and miss you more deeply. I send you a kiss full of longing and endless love. Zemra ime, Ne kaluam 11 vjet bashkë dhe me çdo ditë që kalon të dua e më mungon marrëzisht. Të dërgoj një puthje plot dëshirë dhe dashuri të pafundme. Që nga çasti kur të takova, zemra ime gjeti strehë tek ti. Lumturia ime u bë e thellë, gëzimi im arriti deri në qiell nga prania jote, sepse Ti u ktheve në ndjesinë që më mungonte pa e ditur. Çdo mendim për ty më prek shpirtin, çdo kujtim me ty më ngroh zemrën. Të njoha dhe kuptova se, disa njerëz nuk vijnë rastësisht, vijnë për të qëndruar brenda teje.
2- 18 janar 2026 “Natën e mire, ti që më ngatërron gjumin dhe mendimet. Mbylli sytë, futu nën batanije dhe imagjino një përqafim timin që s’të lë të ikësh lehtë. Fli bukur…Nesër është një ditë e re, por sonte… je krejtësisht e imja në mendje dhe në ndjenjë.”
Nga J. Skënderi