Në kraharorin tënd të ngrohtë..!
Në krahun tënd të fortë,baba,
Kam ndjerë veç siguri.
Mbi ato supe,lot gëzimi më ra.
Që e njohë atë lot vetëm ti!
E tani kanë kaluar vite,
Kujtimet sot më vijnë,
Dua,që ai lot gëzimi t’përsëritet.
Ta ndjej atë krah,dashurinë.
Në kraharorin tënd të ngrohtë,
Ta ndjej prapë,zemrën kur re fort.
Dhe të ndjej se kam gjith’ botën.
Kur të mbështetja kokën.
Shkruaj sot baba vargje,
Në shënjë falënderimi.
Shikoj fotografinë t’puth n’faqe.
Me dashurinë,si më parë.
Me dashurinë për babain tim
Jetoj,kujtoj,atë zemër të madhe!
Që kujtoj,se mos është prapë i gjallë,n’jetën time.
E gëzimi të ishte I madh ,si më parë.
Me atë zemër të madhe t’mbaj mënd!
Dhe ashtu të kujtoj gjithmonë.
Foton,që është nxirë nga koha,
E rruaj në zemrën time,si dashurinë më të madhe.
Në kraharorin tënd të ngrohtë,
Ndjenja plot siguri e dashuri.
Ato krahët e tua të forta,
Peshë më mbaje mua, ti!
V Pëllumbi.autori
20/01/2026
Tren Devoll Bilisht.
