Po agon dita e kthjellët-Kasam Shaqirvela

Kasam Shaqirvela

 
(Liturgjisë shqyp te Reka Epërme)
Dhe nga Zoti na prift e mbara,
kurrë mos na u prapësoft më fara,
gjuha shqype gjuhë e Nonës,
le ta zgjoje ndërgjegjen shqip
zani amël i kumbonës..!
Sot buzëqeshin…
zemra bahet mal
Bager e Nol…
s’ka ma kush i ndal.


E kthjellët dita po agon
edhe ne drejt për me fol
se, vjen e po kullohet
aj i turbullti, i joni xhol.
Dhe Lulja e bukur
na ka çelë me erë
sihariq i kandshëm
qe po sjell pranverë.
© Kasam Shaqirvela