
Hajri Lamaj
======= // =======
Në grykëderdhjen e asaj Vjose
Me Sazanin përkarshi
Çdo ditë, unë flisja me valët
Për të shkruar një poezi
Kur fillova për të shkruar
Isha në moshë, pak i ri
Herë shkruaja ndonjë tregim
Herê të tjera poezi
Me fletoren dhe një laps
Fillova rreshtat e parë
Valët e Vjosës ma dhanë emrin
Dora e shkruajti në ditar.
Frymëzim më jepte Vjosa
Dallgët e detit bukurinë
Lapsi rrëshqiste mbi letër
Edhe shkruante poezinë
Kur Vjosa fliste me detin
Muza sillte frymëzimin
Vargjet rrëshqisnin si valë
Mbi ditarin e jetimit.
Nuk dija nga t’ia filloja
Ndaj, i mora mendim Hënës
Që të dalë bukur ditari
Fjalët e para ia shkruaja nënës
Thashë “Vështirë të shkruaj për nënën
Atë që s’e njoha kurrë
Më la foshnje disa muajsh
Iku, s’e ishte sëmurë.
Rrugë të gjatë me plot pengesa
Kemi bërë unë edhe ti
Por, s’u ndamë nga njëri-tjetri
Moj e shtrënjta poezi !
Në një kohë me kaq shumë halle
Ne ,bashkë falim dashuri
Ecim bashkë të dy në jetë
Moj binjakja poezi !
Ti u flet njerëzve për mua
Unë u them se ç'vlerë ke ti
Kemi lindur si binjakë
Moj e bukur poezi !