Halil Rama – Mjeshtër i Madh
- BESIM NDREGJONI: “Ne e nderojmë këtë ditë, sepse ajo është një dëshmi e lavdisë së kombit shqiptar dhe e qëndresës ndaj çdo pushtuesi, pavarësisht regjimit dhe ideologjisë që mund të imponohej. Ne sakrifikuam për t’ju siguruar lirinë dhe jetën hebrenjve, por me largimin e trupave naziste u ndodhëm vetë si komb përballë një diktature të egër si nazizmi, diktaturës së kriminelit Enver Hoxha”


Unioni Mbarëkombëtar i Integrimit të Burgosurave dhe të përndjekurve Politikë të Shqipërisë, në Ditën Botërore të Holokaustit nderoi patriotët dibranë që mbrojtën hebrenjtë nga pushtuesit nazistë, në vitet 1943-1946. Në tubimin e oranizuar nga ky Union, u bënë homazhe në nderim të patriotizmit të atyre që shpëtuan jetë njerëzore.
Kreu i këtij Unioni, Besim Ndregjoni në fjalën e tij përshëndetëse vlerësoi Ditën Botërore të Holokaustit si një ditë të shënuar dhe historike për kombet, një ngjarje që kujton guximin dhe sakrificën e këtyre dibranëve trima e të mirë, atdhetarë, fisnik dhe që lartësuan me veprën e tyre të humanizmit kombin shqiptar në plejadën botërore.
Në këtë tubim ku përveç dhjetra personaliteteve nga Tirana, përfaqësues të kësaj shtrese, merrnin pjesë edhe përfaqësuesi i Kishës Katolike Tiranë, Dom Kreshnik Ivani; përfaqësuesi i Korçës, nip i patriotit Hafiz Ali Korça dhe pëfaqësues nga familjet: Lluja e Shkodrës, Myshketa e Durrësit, Merlika e Krujës, Kamberi e Luginë së Preshevë, Shehu e Nasufi te Dibrës, studjues, e historianë të familjeve tradicionale të Tiranës, Herri e Meniku u shpreh nderimi për guximin dhe sakrificën e Imer Ibrahim Ndregjonit e Llan Destan Ndregjonit nga Lukani dhe Ramdana Bibës nga Qafë Murra e Katër Grykëve të Dibrës, që si trima e të mirë, atdhetarë, fisnikë lartësuan me veprën e tyre të humanizmin kombin shqiptar në plejadën botërore.
Pjesëmarrës në tubimin (moderuar me mjeshtri artistike nga regjisori Bajram Torba), në përkujtim të viktimave të Holohaustit, i njohur ndryshe si gjenocidi i hebrenjve europianë gjatë Luftës së Dytë Botërore, në këtë ditë të kujtesës historike të kësaj tragjedie katastrofike, dhjetra pjesëmarrësit vlerësuan përkujdesjen që tregoi populli shqiptar në mbrojtje të tyre. Kjo, sipas Z. Besim Ndregjoni për faktin se bota e qytetëruar e ka kthyer këtë datë, në një ditë simbol të kujtesës botërore, për mos të harruar krimet që i ndodhën njerzimit në Luftën e Dytë Botërore.
Shqipërisë nuk mund të i mungonte dhe kontributi dibran në mbrotje të jetëve njerzore. Dibra ka qënë gjithmonë në kuvendin e të ardhmes së atdheut tonë të dashur. Në veçanti mbarë dibranët, komuniteti dibran i Tiranës, më i madhi i metropolit shqiptar, krenohen me patriotët e mëdhenj Imer Ibrahim Ndregjoni e Llan Destan Ndregjoni nga Lukani dhe Ramdana Biba nga Qafë Murra e Katër Grykëve të Dibrës, të cilat kanë strehuar dhe shpëtuar familjet izraelite të Emanuel Ruben-it me bashkëshorten Lea dhe katër vajza: Rashela, Rifka, Bertya e Matilda si dhe kunatin e tyre Isak.
“Pikërishtë këtu nga kjo rrugë (rruga “Imer Ndregjoni”, përballë klinikës 10 në Tiranë) në dimrin e vitit 1943, patrioti Imer Ndregjoni do të merte në dorzim nga patriotët e Tiranës Xhemal Herri, dhe Avdulla Mëniku familjen hebraike të Emanuel Rubenit të përbërë prej 7 vetash që kishin ardhur nga Beogradi në Tiranë. Besa e shqiptarit është betim që shpia e tije është e mikut dhe e Zotit. Dhe kështu do të vazhdonte rrugëtimi dy ditor nga ky vend drejt fshatit të bukur dhe të egër të Katërgrykëve të Dibrës Lukani përball malit të Runjës, i rrethuar me pyje shekullore të Vanasit e të Bungës. Aty do ti priste Kapiten luftëtari kundra serbëve, i plagosur nga ky armik shekullor, burri i shquar i Lukanit dhe Katërgrykëve Llan Ndregjoni në shtëpinë e tij trekatëshe. Por në shërbim të hebrenjve do të ishin i gjithë fisi Ndregjoni, do të ishin i gjithë fshati Lukan, fiset Bruçi, Dervishi, Ndreka e Buci, Totraku e Lleshi, Losha, Koka e Bushi. Madje e gjithë krahina e Katërgrykëve me Qafmurrën, Selishtën, Kacninë, ishin në gadishmëri për të shpëtuar miqtë që ishin vendosur tek Ndregjonët. Dhe në fund të vitit 1945 këtë familje e mbajti me krenari Trimi i Qafmurrës mikpritësi dhe humani Ramadan Biba në katundin e vjetër të Murrës dhe i cili i përcolli drejt Tiranës ku shkuan në vendin nga kishin ardhur. Dhe kështu u mbyll kjo histori qëndrese e humane”, tha ndër të tjera në këtë tubim përkujtimor Kryetari i Unionit Mbarëkombëtar të Integrimit të Burgosurave dhe të përndjekurve Politikë të Shqipërisë, Z. Besim Ndregjoni. Au u shprehu mirnjohje katërgrykasve të Dibrës, për mbrotjen që u banë hebrenjve! “Venerim atyre burrave e grave, që ndanin bukën dhe ushqimin me miqtë e largët por të kërkuar nga nazizmi gjerman, Mirnjohje këtyre burrave e grave që u banë pjesë e mbrotjes së miqve”, tha Ndregjoni
GENOCIDI I PASHEMBULLT KOMUNIST NDAJ QËNDRESTARËVE HUMANISTË
“Ne e nderojmë këtë ditë, sepse ajo është një dëshmi e lavdisë së kombit shqiptar dhe e qëndresës ndaj çdo pushtuesi, pamvarsisht regjimit dhe ideologjisë që mund të imponoheshin. Ne sakrifikuam për të ju siguruar lirinë dhe jetën hebrenjve, por me largimin e trupave naziste ne u ndodhëm vetë si komb përball një diktature të egër si nazizmi, diktaturës së kriminelit Enver Hoxha”, vijoi Z. Besim Ndregjoni në fjalën e tij përshëndetëse, duke sjellë shembuj tronditës të ndodhinve ndaj këtyre qëndrestarve, humanistëve, dhe fisnikëve të Dibrës. Ai tha se patrioti Llan Ndregjoni do të vritej në vitin 1946 në përpjekje me bandën e kriminelit Shefqet Peçi, do t’i vritshin djalin Xhevitin, 18 vjeçar, dhe djalin e xhaxhit Xhetanin 24 vjeçare.
Atë kullë që kishte mbrojtur hebrejtë, barbarët komuniste do ta digjnin si kullë e armikut të komunistëve. Ramadan Bibën sëbashku me Imer Ndregjonin do ti arrestonin dhe do të i dënonin me dhjetra vite burg, duke i dërguar në kënetën e Vloqishtit në Korçë, ku do të dilnin të sakatuar nga ai gulak ku kryeheshin tortura çnjerzore. Ndërsa trashgimtarët e tyre do të provonin luftën e klasve, një torturë çnjerzore që vetëm komunizmi enverist shqiptar mundi ta bënte. Antikomunistët, fisnikët shqiptarë provuan edhe mbas pluralizmit një përcundim të kësaj klase politike.
PËRJETËSIMI DHE LARTËSIMI I VEPRËS SË MBROJTËSVE TË HEBRENJVE
Rruga që mban emrin e patriotit të madh Imer Ibrahim Ndregjoni – Qytetar Nderi i Dibrës, është shembulli më sinjfikativ i përjetësimit të tij, ashtu si dhe i lartësimit të emrit të të birit të tij Besimit –Mjeshtër i Madh dhe Qytetar Nderi i Qarkut të Tiranës, që si emblemë e disidencës ka dhënë një kontribut të çmuar për dokumentimin, publikimin dhe memorien historike të krimeve të komunizmit, duke qenë oponent i vazhdueshëm ndaj pushtetit politik për integrimin dhe rehabilitimin e pasojave dhe traumave të kësaj shrese të shoqërisë shqiptare.
Historia ka shkruar e do të shkruajë për Fisin Ndregjoni të Lukanit të Katër Grykëve të Dibrës që i mbajti hebrenjtë si njerez të shtëpisë dhe i mbrojti nga shfarosja që donin t’u bënin gjermanët. Ndregjonet, Biba dhe katërgrykasit i bënë lavdi e Dibrës për këto vlera kombëtare.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, mendohet të kenë hyrë rreth 3000 hebrenj, që përndiqeshin për t’i zhdukur nga nazizmi gjerman. Populli shqiptar i priti me bujari dhe ndau me ta kafshatën e bukës dhe dashurinë njerëzore. Por kjo nuk qe e gjitha; populli shqiptar mbrojti hebrenjtë.
Dukuria e marrjes së hebrenjve në mbrojtje nga populli shqiptar ka shumë aspekte dhe këtu nuk është vendi për t’i trajtuar të gjitha. Fakt është që antisemitizmi ka qenë krejt i huaj për popullin shqiptar.
Ndaj i përkujtojmë me nderim të veçantë familjet e Imer Ibrahim Ndregjonit e Llan Destan Ndregjonit dhe Ramadan Bibën nga Lukani e Qafë Murra e Dibrës për aktin e tyre patriotik që bën krenar çdo shqiptar të ndershëm e patriot.
Nderim dhe respekt të veçantë për këta patriotë që qëndrojnë me dinjitet në panteonin e vlerave të kombit shqiptar.