Cikli: ” Sofër haiku “-Kujtim N. Mullai

CIKLI: " SOFËR  HAIKU "
Publikimin e CIKLIT: " SOFËR HAIKU "
po e bëj pasi hasa në disa pasaktësi të kolegëve në këtë lloj vargëzimi.
Dihet përkufizimi i HAIKUT: "Trevargsh me 5 - 7 - 5 rrokje "
Pra,jo tre vargje me çfarëdo numër rrokjesh.
Do të ish njëlloj si të quhej RUBAI
një katërvargsh pa skemën e rimave
AABA ose SONET një poezi me më pak
a më shumë se 14 vargje në katër strofa:
dy të parat katërvargshe dhe
dy të fundit trevargshe.
Trevargsh, përveç HAIKUT, është dhe
TERCINA, por me vargje njëmbëdhjetë rrokje
me skemë rimash CDC,DCD.
Me pak fjalë, çdo lloj vargëzimi ka rregulla...
MUZAT,nëpërmjet PEGASIT, i kanë çuar
krijuesit e vërtetë të artit për t'i ngjizur veprat
në TEMPUJT HYJNORË të PARNASIT.
Ndërsa mediokrit xhelozë vazhdimisht janë
përpjekur t'i hyjnë TEMPULLIT si zvarranikë
duke hapur gjirize.Por pjellat e tyre edhe pse
me emra "moderniste" kanë mbetur në
historinë e artit difektoze...
Sa për këto vargje, e di:
Liliputët do i kenë zili!...



* * *
- Më prit,Japoni!...
Për qilim fluturues
HAIKUN zgjodha.
* * *
- HAIK!...Po trokas!...
E kish humbur çelësin...
Po dritare, ka?
* * *
Të lutem natë,
Eja folë me diellin,
Nuk t'i shoh yjet!
* * *
Egoiste vjeshta...
Zgjodhi ngjyrën e artë
Për mbretëreshë.
* * *
Dimri agresor
Ja merr ditët vjeshtës...
QIELLI veç qan!
* * *
E hapa zemrën...
Për hyrje-daljet në TË,
Duhet doganë?
* * *
Në tokën shterpë
Faraputhjet mbolla,
Më dolën brirë!
* * *
Gatova për ty,
Gjellët s'm'i pe as me sy...
Zemër! Bli një dryn!
* * *
Takova dikë...
Sa shumë më ngjasonte!
Veten ndryshova!
* * *
Fitova ndeshjen,
Po mbeta pa kundërshtar...
Sa i varfër jam!
* * *
Mburret gënjeshtra:
"- Sa pa turp e vërteta!
Na del lakuriq!"
* * *
Karemin e hodhe...
Kollofite, pra, ngjalën!
Hilekandari.
* * *
Po jep sadaka
Me tamtame, me zurna...
Po QIELLI, ç'tha?
* * *
Halle...mbi halle!
Dynjaja valle...bujë!...
Vrima në ujë!
* * *
SHKOLLA E KANTOS
Mjeshtre vokali: SORA;
Nxënës: BILBILAT.
* * *
Filozof me nam!
BOTA mejhane i ngjan...
- Saze!.. Një kaba!
* * *
S'duket atomi...
Energjia e frikshme...
Peshore:ZEMRA!
* * *
Lufta për PAQE
Gjakun e derdh lumë...
Medalje shumë!
* * *
Vendim në varrim:
"DEKORATË E LARTË!"
Shën Pjetri, ç'thotë?
* * *
Gjyqtare VDEKJA
Or' e çast shqyrton dosjen:
"JETËGJATËSI ".
26 janar 2026