CIKLI: " SOFËR HAIKU " Publikimin e CIKLIT: " SOFËR HAIKU " po e bëj pasi hasa në disa pasaktësi të kolegëve në këtë lloj vargëzimi. Dihet përkufizimi i HAIKUT: "Trevargsh me 5 - 7 - 5 rrokje " Pra,jo tre vargje me çfarëdo numër rrokjesh. Do të ish njëlloj si të quhej RUBAI një katërvargsh pa skemën e rimave AABA ose SONET një poezi me më pak a më shumë se 14 vargje në katër strofa: dy të parat katërvargshe dhe dy të fundit trevargshe. Trevargsh, përveç HAIKUT, është dhe TERCINA, por me vargje njëmbëdhjetë rrokje me skemë rimash CDC,DCD. Me pak fjalë, çdo lloj vargëzimi ka rregulla... MUZAT,nëpërmjet PEGASIT, i kanë çuar krijuesit e vërtetë të artit për t'i ngjizur veprat në TEMPUJT HYJNORË të PARNASIT. Ndërsa mediokrit xhelozë vazhdimisht janë përpjekur t'i hyjnë TEMPULLIT si zvarranikë duke hapur gjirize.Por pjellat e tyre edhe pse me emra "moderniste" kanë mbetur në historinë e artit difektoze... Sa për këto vargje, e di: Liliputët do i kenë zili!...
* * * - Më prit,Japoni!... Për qilim fluturues HAIKUN zgjodha. * * * - HAIK!...Po trokas!... E kish humbur çelësin... Po dritare, ka? * * * Të lutem natë, Eja folë me diellin, Nuk t'i shoh yjet! * * * Egoiste vjeshta... Zgjodhi ngjyrën e artë Për mbretëreshë. * * * Dimri agresor Ja merr ditët vjeshtës... QIELLI veç qan! * * * E hapa zemrën... Për hyrje-daljet në TË, Duhet doganë? * * * Në tokën shterpë Faraputhjet mbolla, Më dolën brirë! * * * Gatova për ty, Gjellët s'm'i pe as me sy... Zemër! Bli një dryn! * * * Takova dikë... Sa shumë më ngjasonte! Veten ndryshova! * * * Fitova ndeshjen, Po mbeta pa kundërshtar... Sa i varfër jam! * * * Mburret gënjeshtra: "- Sa pa turp e vërteta! Na del lakuriq!" * * * Karemin e hodhe... Kollofite, pra, ngjalën! Hilekandari. * * * Po jep sadaka Me tamtame, me zurna... Po QIELLI, ç'tha? * * * Halle...mbi halle! Dynjaja valle...bujë!... Vrima në ujë! * * * SHKOLLA E KANTOS Mjeshtre vokali: SORA; Nxënës: BILBILAT. * * * Filozof me nam! BOTA mejhane i ngjan... - Saze!.. Një kaba! * * * S'duket atomi... Energjia e frikshme... Peshore:ZEMRA! * * * Lufta për PAQE Gjakun e derdh lumë... Medalje shumë! * * * Vendim në varrim: "DEKORATË E LARTË!" Shën Pjetri, ç'thotë? * * * Gjyqtare VDEKJA Or' e çast shqyrton dosjen: "JETËGJATËSI ". 26 janar 2026