Giosue’ Alessandro Giuseppe Carducci- Këngë e lashtë-Shqipëroi: Lefter Shomo

LEFTER SHOMO
GIOSUE’ ALESSANDRO GIUSEPPE CARDUCCI.
KËNGË E LASHTË( CANTO ANTICO)
Carducci qysh më 1906 është nobelisti i parë letrar italian.Kjo poezi e famshme shpreh dhimbjen për humbjen e birit të tij Dante, në moshë 3 vjeçare.Një dhimbje, trishtim i përkorë dhe dinjitoz.
 
Doçkëzën kur shtrije
Mbi të gjelbrën shegë
Ajo kuqarta pemë
Ngjyra t' bukura dhuron.
Në kopshtin që hesht vetmuar
Rijeshilon ngadalë
Qershori atë ringjall
Me dritë e të ngrohtë.


Ti lule e bimës time
E rrahur e shteruar
Ti e jetës së kotësuar
I vetmi lulëzim skajor.
Ti je toka ime e ftohtë
Je në të zezën tokë.
As dielli hare s' të shkakton
As dashuri të rizgjon.
Shqipëroi : Lefter ShomoK/ 582g.c.i