“Komunistat”
Komunistat, me m’nigju
Edhe n’vorr duhen mallku
Mos pafshin kurrë dritë xheneti
Mos i nxjerrtë materniteti!
U kalbshin që në embrion
Para se t’dalin tamom
Ju kalbtë mitra kësaj hajnije
Edhe çdo “shoqe partie”
Myk i zëntë edhe hajdari
Çdo ripjelle zullumqari
T’a kenë llozin ata hu
Vetëm sa për t’urinu
E më pas i kaptë prostata
Futja dhe 1000 “non grata”
U farofshin farë e fis
T’gjitha horrat e partisë
Gjithashtu dhe çdo besëpremë
Që i lëshon oksigjen
Patronazhi i partisë
Është e zeza e Shqinisë.
Dhe në paçin fëmijë e mbesa
Sekuestrim nëpër banesa
Se k’shu kanë hyp në pushtet
T’u plaçkit edhe t’u rrjep
Jo nuk ka sakralitet
Për këdo s’do vendin e vet!

"Damnatio memoriae"
Si t'i thuash kollos halesë
Dhe atij të "fletërrufesë"?!
Nobël, pjellës t'diktaturës
Që s'ka pastërtinë e figurës?!
Atij hajni hileqar
Dhe besëpreri të paparë
Që ka Francën për kumbar?!
"Disidentit" komunist
Që i thurr lavde partisë?!
Jo nuk ngrehet n'piedestal
Një agjent kaq i përdalë!
Nuk ka vlerësim për ate
Veç "Damnatio memoriae".
.
.
.
.
.
©️ Dritan Mardodaj
.