Dëshmori Mehmet Sejdi Ismajli-Shkruan: Sami Arifi

Mehmet Ismajli u lind, më 05 qershor të vitit 1980, në fshatin Skifteraj-Komuna e Vitisë, ai shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmën nuk arriti ta përfundoi meqë merrte  obligime në aktivitet për UÇK-së. Ai së bashku me kusheririn e tij, Selamiun plagoset nga paramilitarë dhe civil serbë, ata futen në një dhomë, rrethohen nga kriminelët serbë, të cilët ia kishin dhënë flakën shtëpisë, trupat e tyre digjen, më saktsisht më 15 prill të vitit 1999.

Në të njejtën ditë nga sulmet militare e paramilitare vriten me armë zjarri edhe dy vajza të mitura të Xhavit Sadikut. Përbërjen e këtyre forcave militare e paramilitare e udhëhoqi krimineli me nofkën “Truba” nga fshati i Kllokotit…

Dëshmori Mehmet Ismajli!

Mehmet Ismajli nga Skifteraj,
për liri i pandalshëm ishte ai!
N’Zonën Operative n’Karadak,
i patrembur trimi aspak!

Ishte n’luftë me shokë të tij,
për t’i sjellë vendit liri!
Nuk u ndal deri n’amshim,
që atdheu t’ketë çlirim!

Luftuan trimat për tokë e qiell,
që n’Kosovë t’ndriçoi diell!
T’pa dorëzuar n’luftë asnjëherë,
me krenari ne ju bëjmë nder!

Deri sa n’Tokë t’ketë shqiptar,
e nderon populli mbarë!