
Ndjema rrjedhën e thirra zanin
Prekma bregun gjurmē më gjurmē,
Shkëmb i brishtē
Mos e dridh shtatin,
Jam plis me borë ,
Që derdhem lumë
Jam e ftohtë se vij nga mali
Dallgëzoj kur asht furtunë,
Dallgë e ftohtë kur e puth shkëmbin,
Valë -valë derdhet në shkumë
Kur thërmohet nën dallgë
Shkëmb i imët mbetet djerrë,
Puthja e dallgës kish magjinë,
Shkëmbin ta copëtoj gjith-herë.