Qirjakos Dumos- ashtu për t’ u hakmarrë!Shqipëroi: Lefter Shomo

LEFTER SHOMO
 
Ashtu , për t' u hakmarrë
Bëj fotot e tua fërtele
Dhe unë si ty jam
Coptuar nëpër qoshe e sheshe

I djeg letrat e tua
Mes zjarmisë përvëluar
Bile ' dhe emrin ta shuaj
Me emrin tim së bashku.
Ashtu, për t’u hakmarrë
Përtej flak dhurata, kujtime
Plehra bërë tani, thërrime
Dhe fotografitë i bëj copë
Si dhe posterat që pëlqeje
Nis e ngjyej kurtinat
Në ngjyrën që urreje..
Për të shëruar këto plagë pambarim
Deri sa kurrë nuk ke dalë trupit tim
Për të shëruar këto plagë pambarim
Deri sa kurrë nuk ke dalë trupit tim.
Shqipëroi: Lefter ShomoK/483 q.d.α.