“Vrana Konti”-Dritan Mardodaj

“Vrana Konti”

Në kështjellë është një fisnik
Që mbron muret me kreshnikë
Ai është Vrana Konti
Komandanti trim,i forti

Bash u nis Sulltan Murati
Me ushtri si mbret Satrapi
Për me e rrethu qytetin
Fortesën e Kryembretit

Vrana Konti në bedena
Mbrapsi turqit si hijena
Dhe ikën me bisht ndër shalë
Kontit nuk i bënë dot ballë

Vrana Konti, Vrana Konti
U tmerru gjithë Helesponti
Dridhej turku, otomani
Vrana Konti,gjak albani

Komandanti mesjetar
Shqipëtari qëndrestar
Mbrojti Krujën nga Sulltani
Konti i madh anti-osmani

Kalasë i bëri mburojë
Venediku e nderoi
Edhe shumë e respektoi
Komandantin pararojë!