Nga të gjitha,ju mësova…!!
Shpresat i kisha të mëdhaja,
Se,rritja dy engjëj si flutura.
Zbrazëtinë, mbushnin me t'reja,
Gëzohesha që rriteshin si lisa.
Jeta më mbante me shpresa,
Të gjitha ëndërrat e mija.
Kurrë se kam ndjerë veten keq,
Se në rrugë të drejtë po i risja.
I rrita si sytë,me plot dashuri,
Në krah e mbaja shpresën time.
Ëngjëjt që ishin për jetën flori.
Ndjenja jetën,plot arsyetime.
I rita në krahët e mia,
Asnjëherë s’më braktisën.
Zemrën,mbushnin me gëzime,
Dhe sot jam i lumtur që u ritën.
Bijat e mija,ju kërkoj ndjesë,
Për mënyrën,si ju rita.
Jeta,kurë s’të jep medalje.
Se,agimi për ju,është drita.
Ju mësova,urtësinë!
Në një kohë të djallëzuar.
Ju thosha;- larg dhelpërinë.
Për k’të,ta dini,s’jam penduar.!
Ju mësova,ndershmërinë,
Në një kohë të pa ndershme.
Në një kohë,ku çmendurinë,
E mbaja si diplomë më vete.
Ju mësova,t’përballoni t’keqen!
Pa u bërë vetë të këqija.
Mos ndoteshit me mizerjen,
Që lind llum e batakçica.
Nga të gjitha ju mësova,
Mos e humbisni dashurinë,
Për të gjitha ç’të sjellë koha!?
Njëra-tjetrës t’ia rruani shpinën.!
Ju mësova gjithçka nga jeta,
Asgjë nuk ju lashë pa mësuar.
Dolët në jetë,si del,n'rrugë bleta,
Me çdo thënjë ,më nderruat.!
V Pëllumbi.autori.
10/02/2026.Artë Greqi.
