
Sot dua shaminë e kuqe,
Ndihem më shqipe se kurrë,
Më çame se kurrë!
…
Kur Viola Flet me Yjet
Kjo natë do të mbushej me yje,
qielli-një telajo drite
do të pikturohej me lëngun hënor.
Dëshirat do të piknin ngrohtë
dashuri
mbi detin që fle
nën harkun e një viole të vetmuar.
E trishtë tingëllon viola jote, poet
sepse pa mall nuk lind vargu.
Dashuritë i shtron si perëndime të përgjakura mbi ujë
ku dielli mbytet ngadalë në heshtje.
Dhe ti, me penën-violë
zgjon nostalgjinë si një dallgë
që s’di të kthehet më në breg.
Migel Flor