Evis Kotte

Punimet artizanale janë një pasuri e çmuar.
Ato mbartin vlerat, kulturën dhe identitetin e një vendi.
Artizanati është një mjeshtëri artistike ku punimi realizohet me dorë dhe jo në fabrikë.
Punimet artizanale në lashtësi në trevat shqiptare, ishin thelbësore për jetesën. Zejtarët e hershëm prodhonin vegla pune, veshje, sende dekorative me mjeshtëri të lartë, duke përfshirë gdhendjen në dru, qeramikën, përpunimin e gurit apo përpunimin e pëlhurave.
Punimet artizanale janë një pasuri e çmuar e cila është përshtatur si në kohët më të hershme edhe në kohët moderne, ku ndërthurren motivet e së shkuarës me të tashmen.
Në ditët e sotme ku komunikimi është më i shpejtë nëpërmjet internetit punimet e dorës pasurohen me punime të reja, duke shkëmbyer ide dhe afruar kombet.
Duke i bërë më të prekshme vlerat dhe kulturën e një vendi.
Evis Kotte