Ju lutem
Kam lindur me qëllim
Me të vetmin mendim
T’ua largoj këtë mjegull
Të jetoni,si tjerët në rregull.
Kur i fryen gjethet era
Mos ju ngarkohen te dera
Me pastërti,t’ju shëndritë qyteti
Siç i duam, qytetet,buzë detit.
Mos u kënaqeni në arati
Këtu përpiquni për liri
Vendeve të huaja mos u keni lakmi
Këtu zbuloni, kënaqësi e bukuri.
Për bindje harxhova një jetë
Me vargje lutëse si me qenë poetë
Do të largohet edhe kjo re e zezë
Me bindje të thellë,e me shpresë.
Nexhat Bexheti
