17 SHKURTI- Aziz Ahmeti

17 SHKURTI
17 Shkurti, viti i tetëmbëdhjetë
Me këmbë të mbara arriti edhe sivjet
Sa shkon njëri, tjetri vjen më i mbarë
Për popullin e shumëvuajtur shqiptar.

Deri te 17 Shkurti, sa e sa përpjekje,
Rrugë e gjatë me shumë përndjekje,
Burgosje, vrasje, plaçkitje, arrestime,
Dëbime, djegie, shfarosje, maltretime…

Është histori, nuk janë vetëm fjalë,
Kështu ka ndodhur kohë më parë,
Shqiptarët askujt si patën borgj, as hak,
E duam Lirinë, duam të jetojmë rehat.

Më 17 Shkurt të vitit dy mijë e tetë
Kosova në Kuvend u shpall shtet,
Shtet i Pavarur u shpall Kosova,
I duam të lira të gjitha trojet tona!

Autori: Aziz Ahmeti, Shtime