Muzë Çame…Migel Flor

Migel Flor

MUZË ÇAME…

Sa herë nisem për aty
Zemrës fluturim i jap
Loti më digjet në sy
Kilometrat bëj hap.

Nëse preket, ajo tokë
Lulëria do ketë çelur
Do pikojë selvia lot
Fryma, do t’ më ket ngelur

Bukoviljet tej te sheshi
Kaltërsi e rozë prilli
Kush i pa e nuk ti deshi
Ato shkronjëza te syri.

Kush t’pa, e s’u marrua
Lulëri përmbi degë
Cila zonjë, s’ u pendua
Dhe buisi lule shegë.

Qerpikon ylli mbi det
Korfuzi, halë te syri
Kaloi hëna mezi ” flet “
Dea, gufohet te gjiri.

Qerpikët si halë gruri
Kaçurrelat onde’onde
Lule’shegë i merr nuri
Si perri, dukesh sonte.

Mbjell lot kur i përshkruaj
Flijohem nê varg për këngën
Vergjelitë bukur’shkruaj
Eliksir për shpirt,për zëmrën.

Bukuritë venë e vinë
Gjyzon kënga e poetit
Buzë’qeshje n’çdo stinë
Delfineshë, e valë’detit.

Nëpër shkallë frymën e mbaj
Aty lart tek rrug’ e pestë
I rri detit për karshi
Në pesazhin piktoresk.

Nëse digjet raki thane
Do dehem, si Naploni
Do rilind, si muzë çame
Do frymoj, si bijë Joni.