
KOSOVË E DARDANISË
Edhe martirizimi yt milenar
Shekujsh në sprova, na ka bërë krenar
Ndonëse dhimbjen fort ta ndjej
Por plagën tënde s’ta mjekova dot
As ilaçin për shërimin tënd, dot s’e gjej
Krokodilash që ditën derdhin lot…
E Natë të Kristaltë më sjellin kur gjumë flej.
Ti nëpër luftëra Trojesh u rrite…
Dhe frymëmarrjet tona i njeh mirë
Ajo që fitohet me gjak dëshmorësh
Të degdiset, ende dita pa t’u gdhirë
Termiti që mban përbrenda, keqas të brenTradhtia, në tënden Dardani, të qetë s’po të len!
© Kasam Shaqirvela
Tetovë, 16 Shkurt 2026