Thesari kulturor shqiptar në Zvicër-Sadik Emroja

THESARI KULTUROR SHQIPTAR NË ZVICËR

Shoqata Kulturore Kërçova, Zvicër në manifestimin tradicional në Nidergosgen dhuroi emocione krenarie në një mbrëmje festive kushtuar ruajtjes së trashëgimisë kulturore të Kërçovës dhe rrethinës. Ky aktivitet solli këngë burimore, valle tradicionale dhe interpretime artistike, duke bashkuar komunitetin në një atmosferë solemne e dinjitoze.

Me intonimin e hymnit kombëtar nga solisti kërçovar Naser Ballazhi filloi manifestimini tradicional. Moderatorët Rrahim dhe Melisa Ramadani pasi përshëndetën të pranishmit shpaluan programin artistik dhe ftuar në skenë kryetarin e shoqatës Resul Mehmedi i cili në fjalën e tij pasi përshëndeti të pranishmit, uroi edhe 18-të vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës!

“Ruajtja e traditës dhe zakoneve kërçovare është mënyra kryesore për të mbajtur gjallë identitetin shqiptar në ketë globalizim shoqëror duke mbrojtur gjuhën, kulturën dhe identitetin ” theksoi kryetari i Shoqatës Kulturore “Kërçova” Resul Mehmedi duke vazhduar se shoqatat sigurojnë që fëmijët dhe të rinjtë të mos humbasin lidhjen me rrënjët e tyre.

Më pas u dekoruan me mirënjohje mysafirët special nga vendlindja Nazif Selimi dhe Sadik Emroja! Kardiologu dr. Florim Cuculli në fjalën e tij plot emocionale përgëzoi të pranishmit dhe në veçanti shoqatën Kërçova për vlerat dhe kontributin e saj dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe kombëtare. Grupi artistik me valle dhe veshje kombëtare kërçovare mahnitën spektatorët.

Oda Uskana interpretoi me këngë burimore qifteli dhe sharki. Anila Mahmudi një talente e re me këngët e saj u mirëprit me duartrokitje dhe ovacione nga publiku. Manifestimi vazhdoi deri në orët e vona kengë dhe valle nga solistja Leta Ismajli. Ky manifestim është një traditë që synon të ruajë identitetin kombëtar dhe lidhjet e mërgatës me rrënjët e saj kulturore dhe tregoi se ky aktivitet ka një rol të rëndësishëm jo vetëm për argëtim, por edhe për forcimin e lidhjes së diasporës me vendlindjen. Duket qartë që shoqatat në diasporë nuk janë thjesht organizata, por Institucione që mbajnë gjallë shpirtin e kombit.

Sadik Emroja Shkurt, 2026, Niedergösgen-Zvicër