
Ç’MË KUJTOHET
Një këngë vajtimi me vete këndoj,
duke ecur rrugës ashtu si i marrë,
Kur pleqërinë kujtoj,ecën e shkoi,
sytë me lot,më vjen për të qarë.
Vitet po ikin duke u rrokullisur,
jeta,e trëmbur nga sytë verbohet,
mosha shkrifur duke u kapardisur.
njeriu me jetën kënaqet e gëzohet.
Kjo jetë çfarê mori dhe s’e ktheu,
kësaj toke çfarë mangut i la?
Një metêr tokë,e një pirg dheu,
ajo ia fali,si për peshqesh ia dha.
Ikin i çthurur me pak përkulje,
kam nga trupi dridhje dhe rênkime,
Ndaloj ,ngrihem edhe ulem,
më ndihmon shkopi ec me kërcime.