Antologjia e poetëve të jugut,një urë që bashkon zërat poetik-Nga Ibrahim Didani

Nga Ibrahim Didani

Botimi i librit “Antologjia e poetëve të jugut” nën kujdesin e krijuesit Çano Nora, përbën një ngjarje të rëndësishme  në jetën letrare të jugut dhe më gjërë.Nëntëmbëdhjetë poetë në një libër të vetëm ,nuk është thjeshtë një përmbledhje  krijimesh ,por një bashkim zërash ,përvojash dhe ndjesish,që burojnë nga i njëjti truall kulturor.Kjo antologji vjen si libri i parë i kësaj natyre me një mision të qartë: të afrojë krijuesit jugorë ,kudo që janë e botojnë ,ti njoh me njeri – tjetrin, ti nxis drejt bashkëpunimeve dhe eventeve të përbashkëta,si dhe të promovohen vlerat më të mira të poezisë së trevave tona.Në një kohë kur individualizmi shpesh dominon ,kjo nismë shndërrohet në një akt  bashkimi dhe solidariteti kulturor.

Risia që sjell Çano Nora  qëndron pikërisht  në këtë frymë organizimi dhe përfshirje:Ai nuk mjaftohet me krijimet  e tij,por ndërton një hapësirë të përbashkët,një tribunë ku poezia e jugut flet me shumë zëra .Kjo e bën librin  jo vetëm një produkt letrar ,por edhe një platformë kulturore.”Antologjia e poetëve të jugut” është dëshmi se letërsia  jonë lokale ka potencial të madh ,ka emra,ka energji krijuese dhe mbi të gjitha ka nevojë për ura komunikimi.Ky botim është një hap i rëndësishëm  drejt forcimit të identitetit  poetik  të jugut  drejt afirmimit  të tij në hapësirën kombëtare.Ky libër është një nismë që meriton vlerësim dhe mbështetje.

Ideja e një libri që bashkon poetë  në një tribunë të përbashkët  të fjalës është gjithmonë  një provë besimi  dhe si pas frymës që ka ndërtuar autori  me përvojën e tij letrare ,ajo  u prit me kureshtje ,respekt dhe ndjenjë.Poetët e njohur Vllasova Musta,Iliaz Bobaj ,Pajtim Çaushi,Panajot Boli, Hekuran Halili,Ismail Xhaferi,Feti Zeneli,Florentina Tamo(Ditari poetes),e pritën idenë si një mundësi për të dëshmuar vazhdimësinë e zërit jugor  në letërsinë shqipe.Për ata ,libri ishte një urë  mes brezave dhe se poezia nuk është vetëm individuale ,por edhe më shumë se aq.Kjo i bën krijuesit e jugut me dinjitet dhe i vendos ata në një hartë të përbashkët letrare.Këta poetë të njohur nga krijimtaria e konsoliduar ,e mbështetën idenë si “një sofër poetike”,ku secili sjell “bukën” e vet  shpirtërore.Për ata ky bashkim ishte dhe një nderim për vendlindjen dhe rrënjët.Në një farë mënyre  ,të gjithë ishin në një mëndje ,për të mbajtur gjallë fjalën e shkruar  dhe që u  jep dinjitet   autorëve përtej kufijve lokalë.

Jo vetëm poetët e afirmuar ndër vite,por edhe poetët e tjerë pjesmarrës  në këtë antologji poetike,Migel Flor(Laura Laura),Valbona Pasha kordha , Mimoza Maria Ajdhoni,Petraq Neti ,Mufit Çeli Ibrahim Didani,Shefik Arifi ,Bekim Alizoti Agron Mema ,Polo Pipa etj,e pritën me entuziazëm ,si një mundësi për t’u rreshtuar  përkrah emrave  më të njohur 

dhe për të fituar hapësirë serioze botimi.E panë këtë botim si një motivim  dhe si një ftesë  për të qenë pjesë e një dialogu poetik  më të gjerë.Ata e konsideruan librin si një hap dinjitoz,për afirmimin e zërit femëror  në poezinë jugore  dhe si një mundësi  reale për t’u bërë pjesë  e një mozaiku letrar, për t’u përfshirë në përmbledhje të tilla ,se kjo do të ishte hapje ndaj publikut dhe ndarje e ndjenjave me një audiencë më të gjerë.

Në tërësi ideja e librit u prit si :

*  një akt bashkimi kulturor

* një tribunë dinjitoze  për poetët jugorë

* një dëshmi se fjala e shkruar vazhdon të ketë peshë.

Ky libër nuk është vetëm një përmbledhje krijimesh,por si një vazhdimësi e traditës dhe e forcës së zërit krijues  në kohë sfidash.Në këtë mënyrë ,libri u  nderua  në një sofër të përbashkët  poetike .

Edhe pse të shpërndarë këtu dhe nëpër botë,19 poetë ,pjesmarrës në këtë antologji,i bashkoi një bosht i përbashkët  tematik: vendlindja,si mall ,si rrënjë dhe si identitet,që shfaqet në vargjet e tyre si një truall i shenjtë  që nuk humbet kurrë.Ajo nuk është thjesht një vënd në hartë ,por një frymëzim i pashtershëm që i kthen poetët gjithmonë te burimi.Po kështu, tema e dashurisë  vjen herë si ndjenjë intime,herë si dashuri  për njeriun ,për tokën, për jetën ,një dashuri që përthyen kohën dhe sfidon harresën.Kështu nëpërmjet këtyre temave të përditshmërisë së jetës,poetët ,ndonse me stile  dhe zëra të ndryshëm ,formojnë një kor të vetëm.

Çano Nora,njeri prej krijuesve më aktiv në ditët e sotme,arriti të mbledhë poetët jugorë në një sofër të përbashkët ,duke ndërtuar një tribunë të fjalës së shkruar ,ku zërat individualë nuk humbasin,por forcohen më shumë.Në fund duhet thënë se ky libër i sjellë për lexuesit nga Çanua,nuk është vetëm një përmbledhje poezish ,por një dëshirë se fjala e shkruar di të bashkojë zemra dhe kur rrugët ndahen.Nëntëmbëdhjetë poet të shpërndarë në vënd dhe në dhe të huaj,u  gjetën në të njëjtën frymë ,në të njëjtën rrënjë, në të njëjtin mall.Vëndlindja,dashuria dhe kujtesa historike  u bënë ura  që lidhin vargjet  në një trup të vetëm letrar.Kjo përmbledhje mbetet një libër i zakonshëm,por e fuqishme:të mos harrojmë prej nga vijmë, të duam dhe të nderojmë ata që lanë gjurmë në historinë tonë.Sepse poezia  kur lind nga rrënjët dhe ushqehet  me kujtesë ,nuk humbet ,ajo bëhet dritë për sot e për nesër.

Në mbyllje të këtij shkrimi për antologjinë e poetëve të jugut,mbetet ndjesia e një tryeze  të gjatë drite,ku poetët e jugut,   brenda kufijve të Shqipërisë dhe përtej saj ,ulen pranë njeri – tjetrit me të njëjtin mall në zemër dhe me të njëjtën fjalë të ndezur  në shpirt.I bashkon vendlindja si një burim i pashtershëm ,i bashkon deti  e mali dhe zëri  i  kohës që jetojmë.

Këto zëra të ndryshëm në timbër e në stil, ndërthuren si valët e një deti që s’pushon së rrahuri brigjet e jugut.Dashuria,  malli,dhimbja njerëzore ,figura historike ,e përditshmja me dritëhijet e saj,të gjitha gjejnë strehë në vargje dhe shndërrohen në dëshmi të gjalla të një identiteti që nuk shuhet.Edhe kur poetët janë larg fjala e tyre kthehet si zog shtegtar mbi çatitë e vendlindjes.

Kjo antologji .nuk është thjesht  një përmbledhje poezish: është një pikëtakim shpirtëror ,një urë  që lidh brigje ,kohë dhe përvoja. Është një dëshmi se jugu nuk është  vetëm një hapësirë gjeografike ,por një gjëndje e brendëshme ,që i mban poetët  të bashkuar nën të njëjtin qiell metaforash.Dhe kështu.libri mbyllet ,por fjala mbetet e hapur  si horizonti mbi det,  duke ftuar lexuesin të rikthehet  sërish  sa herë që malli për jugun kërkon zë.