Orakulli i Dodonës dhe lidhja me njeriun ,tokën dhe lisin…Gezim Llojdia

Pjesa dytë

Gezim Llojdia

Duke qenë një vend i shenjtë ,energjia ka qenë baza e saj….

Universi…

Çfarë është universi,galaktika jonë,sistemi diellor dhe toka ,ku ndodhet :”shtëpia jonë”? Gjithë universi është energji.

Dy fjalë…

Ka vende të veçanta në planet -thotë M.Gray ,që kanë energji dhe fuqi të veçanta. Disa prej tyre janë vende të njohura pelegrinazhi fetar. Të gjitha këto vende kanë një magnetizëm shpirtëror që tërheq njerëzit drejt tyre dhe një fuqi që u sjell dobi vizitorëve.

Gjeografi të shenjta.

Gjeografi të shenjta e kanë bazën e tyre në gjeodezi. Një degë e matematikës së aplikuar, gjeodezia merret me madhësinë dhe formën e Tokës dhe vendndodhjen e pikave në sipërfaqen e saj.

Ja p.sh:

Egjiptianët e hershëm ishin mjeshtra të kësaj shkence. Meridiani kryesor gjatësor i Egjiptit paradinastik u vendos për ta ndarë vendin saktësisht në gjysmë, duke kaluar nga qyteti i Behdetit në bregdetin e Mesdheut, përmes një ishulli në Nil pranë Piramidës së Madhe, deri aty ku kaloi përsëri Nilin në Kataraktin e Dytë. Qytetet dhe qendrat ceremoniale u ndërtuan qëllimisht në distanca të matura saktësisht nga kjo vijë gjatësore e shenjtë.

Në secilën qendër gjeodezike, një shënues guri i quajtur omfalos (ndonjëherë i përkthyer si “kërthiza e Tokës”) vendosej në një tempull dhe shënohej me meridianë dhe paralele, duke treguar drejtimin dhe distancat në vende të tjera të shenjta…

Dodona dhe vendet e tjera të shenjta në Mesdhe…

…Duke shkruar për praktikën e gjeodezisë në Mesdheun e lashtë, Robert Temple na tregon qendrat e orakullit në rajonin lindor të Mesdheut…

Në shikim të rastësishëm duken sikur janë të shpërndara rastësisht. Megjithatë, në të vërtetë ekziston një model në shpërndarjen e tyre që tregon një shkencë shumë të përparuar të gjeografisë në kohët e lashta…

Qendrat e orakullit të Dodonës, Delfit, Delosit, Kiterës, Knosit dhe Qipros janë të lidhura si një seri, të gjitha janë të ndara nga njëra-tjetra nga një shkallë gjerësie dhe janë gradë integrale të gjerësisë nga Behdet në Egjipt…

Është e jashtëzakonshme që nëse vendosni një pikë busulle në Tebë në Egjipt, mund të vizatoni një hark përmes Dodonës dhe Metsamorit…

Fakti është se një trekëndësh barabrinjës formohet nga vijat që bashkojnë Tebën me Dodonën dhe malin Ararat. Këto fakte nuk mund të jenë rastësi…

Lidhja me tokën .

Arsyeja pse njeriu i vjetër ulej mbi Tokë në vend që të mbështetet dhe të largohet nga forcat e saj jetëdhënëse…

Objektet qiellore ndikojnë në çdo proçes të jetës së njeriut.

Mijëra ritme të ndërlidhura në kiminë e trupit janë të orkestruara ciklikisht me periodikitete gjeofizike dhe qiellore siç janë:

gjaku dhe urina, nivelet e sheqerit, hekurit, kalciumit, natriumit, kaliumit, kortikosteronit dhe daljeve të korteksit adrenokortikal, aktiviteti fibrinolitik në plazmë, temperatura e thellë e trupit, presioni i gjakut, ndarja qelizore dhe modelet hormonale të rritjes dhe pjekurisë, si dhe shumë modele nervore.

Përveç kësaj, transformimet në strukturën e gjeneve, ciklet e oksidimit në sistemet e energjisë qelizore, rrahjet e zemrës dhe shkallët e pjellorisë janë të gjitha të lidhura me lëvizjet ciklike të Tokës, hënës dhe objekteve të tjera qiellore.

Vende me energji te madhe.

…Të lashtët kishin gjetur gjithashtu vende të veçanta fuqie në sipërfaqen e Tokës që kishin rezonancë të fuqishme me forcat qiellore që vinin gjatë mijëvjeçarëve, këto vende ishin bërë vende ceremonish dhe pelegrinazhi.

1.

Mirëpo cila është lidhja mes njeriut,tokës dhe bimës së lisit në pllajën e Janinës, ku dikur aty ishte Orakulli i Dodonës?

….Herodoti gjithashtu jep hollësi mbi themelimin e Dodonës në Historitë e tij por pa harruar të përmend bazën mitologjike të orakullit.Orakulli i Dodonës, në pllajën pranë Janinës ishte një nga orakujt më të vjetër të botës antike. Ai ishte i lidhur ngushtë me lisin e shenjtë, sepse sipas traditës, priftërinjtë interpretonin zërin e erës në gjethet e lisit.

Dhe ja cila është lidhja mes tre elementëve.

2.

Toka.

Toka përmban hekur në minerale (Fe²⁺, Fe³⁺).

Hekuri është pjesë e shkëmbinjve dhe dheut.

Lisi.

Lisi (gjinia Quercus) e merr hekurin nga toka përmes rrënjëve.Hekuri është mikroelement thelbësor për fotosintezën.

Njeriu.

Njeriu merr hekur nga ushqimi (bimë ose mish).

Hekuri në trup lidhet me hemoglobinën dhe transporton oksigjen.

3.

Në Dodonë…

Lisi tregon lidhjen mes Tokës dhe Qiellit.

Dhe njeriu dëgjonte “zërin” e natyrës.

Në aspektin atomik:

Njeriu dhe pema dhe toka ndajnë të njëjtët elemente (C, O, H, Fe).

Atomet qarkullojnë vazhdimisht në natyrë.

Pra ne jemi fjalë për fjalë pjesë e Tokës.

Këtu mbrijmë te citimi i Homerit që priftërinjtë lëviznin zbathur në Dodonën e lashtë…sepse e ndiheshin më afër energjisë..

…Priftërinjtë dhe priftëreshat e orakullit kishin detyrën e interpretimit të orakujve dhe bënin referenca të gjera për ritualet mantike. Sipas Homerit, priftërinjtë nuk i lanin këmbët dhe flinin përtokë për të qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me tokën.

Mos-larja e këmbëve dhe shtrirja përtokë konsideroheshin praktika fetare primitive, si të ecurit zbathur, dhe shoqëroheshin me aftësitë mantike të priftërinjve, të cilat i merrnin nga Nëna Tokë.

Nuk ishin aq naiv sa dhe mund të jenë pargjykuar ose të paditur deri në atë pikë për mos-veshje nga këmbët,por ata e dinin fort mirë se elementët e tyre bashkoheshin më mirë dhe më shpejt në këtë mënyrë me atomet e lisit,tokës dhe krejt sistemit energjitik të sistemit tonë diellor të yjeve deri në fund të galaksisë tonë.Dhe më tej ai sistem zinxhir energjie të shpie deri në pikën e fundit të universit.

Lidhja është e thjeshtë .Hekuri është një element që gjëndet kudo në pothuajse në çdo planet dhe lidh shumë gjëra njekohësisht.

4.

Dhe në këtë rast siç është Dodona, lisi tregon lidhjen mes Tokës njeriut- priftërinjtë dhe qiellin.

Në aspektin atomik, njeriu dhe pema toka ndajnë të njëjtët elemente kimikë: karbon (C), oksigjen (O), hidrogjen (H) dhe hekurr (Fe) ky eshte elementi lidhes.

Atomet qarkullojnë vazhdimisht në natyrë, duke krijuar një cikël të pandashëm: nga toka, tek lisat, tek njeriu dhe përsëri tek toka.

Lidhja është e thjeshtë dhe e bukur. Hekuri është një element që lidh shumë gjëra njëkohësisht ai është pjesë e Tokës, e lisit dhe e njeriut. Përmes tij, mund të shohim që njeriu është fjalë për fjalë pjesë e natyrës dhe ciklit të jetës.

5.

Lidhja e hekurit nga njeriu,lisi deri në Univers në rastin e një faltoreje si Dodona.

Shkurt dhe thjeshtë, lidhja është kjo:

Atomet e hekurit që gjenden në:kockat e njeriut,bimën e lisit,tokën,

lidhen me atomet e hekurit që ndodhen në: planetin Hënë,planetin Mars,dhe kështu vazhdon lidhja deri në skajet e Universit.

Nëpër këtë rrjet të atomeve të hekurit kalon energjia e Zotit, një energji që është e ndërprerë, jo e vazhdueshme dhe që mbush gjithçka me forcë dhe jetë.

6.

Hekuri gjendet në të gjitha planetet, por natyrisht që nuk është vetëm hekur ka edhe elementë të tjerë që formojnë materien e universit.

Pyetja që lind është: Pse nuk është shpjeguar ky fakt, i thjeshtë në dukje, por shumë i rëndësishëm?Pra lidhja e energjisë nga njeriu,toka,planetet,

universi.

Arsyeja është se shumë besime mbështeten në dogmat pa hyrë në mënyrën e saktë se si vepron natyrisht në univers.

Por kohët e orakullit i përkasin kohëve antike.

Pra nuk kemi një besim monetist.

Në të vërtetë, Zoti pra në enciklopedinë amerikane ka një citim të till.

…Ai është Energjia më e madhe në univers …

Pra kjo energji vepron përmes elementëve, siç janë metalet, për të krijuar dhe lidhur strukturat e mëdha si planetet,yjet galaksitë.

Përmes tyre ai mund të shprehi energjinë e Tij, që kalon nga një pikë në tjetrën nga atomët e hekurit tek planetet, yjet dhe fundi i universit.

Pra, ajo që duket e thjeshtë si një atom hekuri që lidhet me një tjetër në të vërtetë është një instrument i fuqishëm i energjisë hyjnore, që lidh gjithçka në një rrjet të madh energjitik të universit.

7.

Hekuri në trupin e njeriut.

Ai nuk është përbërësi kryesor i kockave.

Elemente të tjera të rëndësishme.

Kalciumi (Ca) – 1.5% (kockat dhe dhëmbët)

Fosfori (P) – 1%

Kaliumi (K)

Squfuri (S)

Natriumi (Na)

Kloruri (Cl)

Magnezi (Mg)

Hekuri (Fe) në sasi shumë të vogla, por shumë i rëndësishëm për gjakun.

Trupi i njeriut përbëhet nga rreth 60 elemente kimike, por 4 prej tyre përbëjnë mbi 96% të masës trupore:

Oksigjeni O -65%

Karboni C -18%

Hidrogjeni H -10%

Azoti .

8.

Hekuri në tokë.

Elementet kryesore në të gjithë Tokën.

Nëse marrim të gjithë Tokën (nga sipërfaqja deri në bërthamë), elementet më të bollshme janë:

Elementi Simboli % afërsisht

Hekuri Fe 32%

Oksigjeni O 30%

Silici Si 15%

Magnezi Mg 14%

Squfuri S 3%

Nikeli Ni 2%

Kalciumi Ca 1.5%

Alumini Al 1.4%

9.

Hekuri te bima e lisit.

Sa hekur ka?Hekuri (Fe) është mikroelement.

Përbën zakonisht më pak se 0.01% të masës së thatë të bimës.

Gjendet në rrënjë, gjethe dhe inde të tjera.

Pse i duhet hekuri lisit?Hekuri është i domosdoshëm për:Fotosintezën,

aktivizimin e enzimave,

formimin e klorofilit (edhe pse nuk është pjesë direkte e molekulës së klorofilit).

Nëse mungon hekuri:

Gjethet bëhen të verdha (klorozë).

Bima dobësohet dhe rritja ngadalësohet.

Është thelbësor për jetën e bimës, edhe pse përqindja është minimale.

10.

Hekuri:

në Tokë është mineral te bima e lisit është mikroelement biologjik,te njeriu transporton oksigjen.

Është i njëjti element kimik (Fe), por me role të ndryshme.

Lidhja midis tokës – lisit –njeriut(Priftëreshat)

Ky është një cikël natyror i hekurit.

Hekuri ndodhet në tokë (minerale).Lisi e përthith nga toka.

Njeriu merr hekur nga bimët ose kafshë.

Kur organizmat vdesin, hekuri kthehet sërish në tokë.

Pra i njëjti atom hekuri mund të ketë qenë:në një shkëmb,pastaj në një lis,pastaj në gjakun e një njeriu.

E kam parë Dodonën në vitet 92 kur kërkonim punë në Greqi. Dhe nëse sot dëgjojmë situata të tilla për gjethet e lisit,apo priftërinj që rrinin zbathur do të duken veprime të çuditshme. Mirëpo lidhja është e thjeshtë. Të gjithë i lidh sëbashku atomi i hekurit …

Toka është vazhdimisht e zhytur në një rrjedhë të ndryshueshme të fushave gravitacionale, elektrike dhe magnetike nga dielli, hëna dhe planetët. Këto fusha ndikojnë fuqishëm në fushat elektromagnetike të Tokës dhe në çdo gjallesë në planet.

Gurët magnetikë që deri më tani janë gjetur në vende të caktuara janë vendosur në mënyrë selektive – në pikat kardinale në rrathë, në vija astronomike të shikimit, ose ekzistojnë si megalit dominues në një monument. Si mund të jenë përdorur ato për të rritur gjendjet e ndryshuara? Disa pjesë të trurit janë të ndjeshme ndaj fushave magnetike veçanërisht rajoni i lobit temporal i cili strehon organet që përpunojnë kujtesën, ëndrrat dhe ndjenjat.

Ekziston një traditë arkaike e të fjeturit mbi gurë fuqie për të arritur vizione. Rasti klasik është sigurisht Jakobi i cili flinte me kokën mbi një bethel, ose gur të shenjtë. Perandorët japonezë kishin gjithashtu një gur të veçantë ëndërrimi (kamudoko).

Ndoshta mund ta imagjinojmë shamanin megalitik, në një gjendje të ndryshuar të vetëdijes, të shtrirë ose të fjetur në kontakt me kokën me gurin e fuqisë në një vend. Kjo mund të ketë ndihmuar në krijimin e vizioneve të veçanta…