
DEDIKIM POETIK DITOR
OLIMBI DAFA
RRËNJËT E DRITËS
O botë,
emigranti vadit shpirtin me mall për atdheun,
një zjarr që nuk shuhet,
një dritë e re që rri ndezur
në sirtarin e zemrës,
aty ku dashuria ruhet
si amanet.
Kur flasim për dashuri të pastër,
si kristal i kthjellët,
ajo nuk dhurohet me fjalë,
por kultivohet brenda nesh,
që rruga jonë të ketë ngjyrat e ylberit
edhe kur qielli nxihet.
Pse krijoni një realitet kaq të rëndë?
Ku janë fjalët – paqe, liri, mirësi –
që mbyten në heshtje
larg ndershmërisë,
larg pastërtisë,
larg dashurisë?
Kur të mos kesh më
as para, as pushtet,
kur reja e parasë të shpërndahet,
atëherë do të mbetesh përballë vetes
dhe do ta pyesësh shpirtin:
kush jam në të vërtetë?
Ç’po bëni?
Ku i keni mbjellë rrënjët e dashurisë
njerëzit vriten e derdhin lot
Nga keto vatra lufte qe
na drithërojnë shpirtin ,o bote
Ndaleni luftën.
Mos e vrisni shpresën.
Mallkimi i nënave
nuk shuhet me kohë,
dhe gjaku i fëmijëve
flet më fort se çdo fjalim.
Pse ua moret dritën
atyre që jetonin nën të?
Zbuloni ku fshihet shpresa
dhe kthejani botës dashurinë,
sepse pa të
rrënjët tona thahen
e nuk dimë më nga vijmë.
Poeti shkruan për dhimbjen
e kësaj rrënje të pashkulur,
me fjalë që qajnë
dhe lot që flasin.
Në këtë botë të ndezur
ai kërkon lirinë.
O fat,
mos trokit si dhuratë e rastit.
Duhet të të marrim në dorë,
ta kthejmë dimrin në pranverë,
edhe kur jeta
nuk na përkëdhel.
O botë,
flak tej urrejtjen dhe egërsinë.
Bëj një bashkim shpirtrash,
ngjyrose jetën me ngjyrat e saj të vërteta,
që madhështia të jetë thjeshtësi
dhe njeriu të quhet njeri
me fisnikëri.
Dua pak gëzim,
pak dritë
në këtë botë të trazuar.
Për ata që kanë nevojë,
kaq do të mjaftonte
për ta quajtur veten të lumtur .