Po ikin vitet…Tomi Buzi

 
Ikin vitet, si tinguj të pa dëgjuar

simfonie,
mbërthyer telave të kordofonit tonë, 'mondan' ,
si heroglife të thërmuara, në një bot pa shije..
artifakte, të një qytetërimi ' modern ', sharlatan !
I mar thinjat e mia nji e nga nji,
i akordoj..
si maestrot, në violinën e jetës me muzgje gri,
kapërcej në G4, a në: E 5 në matriksin ‘kauboj’..
duke ju vërtitur tingujve kountri ,
si djal i ‘ri’..!


Rudhat ndjekin udhët, ku kam ecur, shkuar,
duke predikuar si një ‘ilumin’
lashtësie,
buzëqeshja më ka ngelur tutje ,
ngujuar..
viteve, mbi pasthirma të heshtura vetmie !


Akordoj në heshtje telat e botës time ‘mistike’,
kompozoj ende muzik shpirti mbi ‘tastiera’,
por, thinjat, rudhat, dhe kalendarët periodik..
të viteve, i gjej zhytur thellë,
në ”plehra” !


Po shkojnë vitet varg , si tinguj
të heshtur,
‘Simfoni ‘, që su kompozuan kurrë
nga ”shejtan”..
sot, jemi zhytur në materien e një bote
të tredhur,
që rendit vitet, si tela të kuputur
mbi pentagram !


Do të ecim përsëri udhëve të kësaj
bote gri ,
duke s’fiduar modele e qytetërime bi-polare ..
do të akordojmë telat e një ‘ kordofoni’
të ri..
në të tjera thinja,
të një epoke të re planetare !..
Do të rendim përsëri mbi vite të
kërthinjta,
rrugëve do të shtrojmë të tjera rrudha
të ballit,
do të endim dashuri, mëngjeseve
të grinjta..
udhëve, ku do t 'shkoj e ardhmja,
ngjizur prej mallit !
Faleminderit nga zemra !
Tomi Buzi.
27.02.2026.